• |
ide | kryesore

Paguan 1 milion euro për të luajtur: ky është Błaszczykowski

Sport



Në botën e futbollit, gjithnjë e më shumë dominuar nga paratë, një histori si ajo e Jakub Kuba Błaszczykowski është e rrallë e ndoshta unike. Mesfushori polak, pas zgjidhjes konsensuale të kontratës me Wolfsburg, ka vendosur të kthehet tek Wisla Cracow, klub në të cilin është rritur përpara se të evidentohej me fanellën e Borussia Dortmund, e do të luajë pa marrë asnjë pagesë.

Klubi polak, që në kampionat është në luftë për playoff, në këtë periudhë është duke përjetuar probleme të mëdha financiarë e ka vështirësi të paguajë rrogat, aq sa rrezikon të përjashtohet nga kampionati e të rrëzohet në kategorinë e tretë. Motivi për të cilin Błaszczykowski ka vendosur jo vetëm të mos marrë asnjë pagesë, por edhe të dorëzojë një milion euro për klubin bashkë me dy ortakë të tjerë.

Një gjest aspak i zakonshëm dhe shumë i vlerësuar, si nga tifozët e Wisla, ashtu dhe nga ish-skuadra e tij Borussia Dortmund, që me një postim në Twiter ka dashur të tregojë vlerësimin e respektin për zgjedhjen e bërë nga një prej ish-lojtarëve më përfaqësues të verdhezinjve.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *