• |
ide | kryesore

Konflikti me vajzën në Suedi, pse i vrau autori prindërit pas kthimit

Lajme, Të fundit



Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi 42-vjeçarin që kreu masakrën e sotme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje direkte për ‘News24’ pohoi se Majlind Lila bashkëjetonte me Nevila Matën prej 1 viti në Suedi. Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Bezat mes të tjerash raporton se Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Mata nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren. News 24 mëson se në rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer pardje nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mata kishte qëndruar.

DINAMIKA
Krimi i trefishtë që tronditi Tiranën ndodhi rreth orës 07:00 në zonën e ‘Unazës së Re’ tek rruga “Kristaq Mone”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se viktima kishte shkruar në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses së vet dhe pasi kishte debatuar për pak çaste me ta, kishte hapur zjarr ndaj tyre.

Në një gjendje të rënduar psikologjike për aktin e rëndë, 42-vjeçari Majlind Lila, nga Burreli, kishte qëlluar veten me një mjet prerës dhe më pas ishte hedhur sipër kangjellave të ballkonit të banesës 1-katëshe për t’u vetëflijuar. Ka qenë policia ajo që e ka transportuar drejt spitalit autorin, por ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Mësohet se Lila banesën e tij e kishte në Fresk, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan në ndarjen me vajzën e viktimave. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.



2 Comments

    1. o Andreas po pse duhet me be perhere polemnika koti mor burr? Nje jete e nje greku, italiani, gjermani apo serbi nuk vlen me pak se ajo e shqiptari apo dikujt tjeter…lerni budalliqet dhe ndjenjat pseudonacionaliste me nje ane. Ka probleme shume serioze ky vend sot, krimi, korrupsioni, shendetesia, arsimi etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *