• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Ambasadori i Iranit “ndihmoi” Ramën të takojë Trump në fund të muajit

Lajme, Të fundit



Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria mori menjëherë lavdërime personale të kryeministrit Edi Rama nga Donald Trump. Në Tiranë kjo u komentua menjëherë nga mbështetësit e qeverisë si një shenjë se presidenti i SHBA-ve nuk i kishte mbajtur mëri kryeministrit shqiptar që gjatë fushatës presidenciale e quajti kandidatin republikan si “të rrezikshëm”, “të papranueshëm”, etj…

Titulli i lajmit të lapsi.al mund të duket si nonsens, por në fakt telegrami i Trump në Tiranë ishte si një frymëmarrje për kryeministrin shqiptar të vënë në qendër të protestave dhe skandaleve qeveritare në të njëjtën kohë.

“E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane. Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik” – thuhej në letrën e Trump.

Letra ishte një përgjigje ndaj një vendimit për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia dhe një tjetër diplomat që besohet të jetë sekretari i parë i ambasadës, Mostafa Roudaki të cilët autoritetet i cilësuan si kërcënime ndaj “sigurisë kombëtare”.

Lapsi.al mësoi se pikërisht këtë ngjarje të dëbimit të diplomatëve iranianë, Rama ta shfrytëzojë deri në fund. Burime të besueshme thanë se në 23 janar mund të ketë një takim të kryeministrit Rama dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Të njëjta burime thanë se takimi është ende duke u përgatitur dhe asnjëra nga palët nuk e konfirmon zyrtarisht pa u përcaktuar të gjitha detajet deri në fund.

Edhe në një shkrim të rrjetit investigativ “Balkan Insight” vihet në dukje se kundërshtarët politikë të Ramës e kanë përshkruar për një kohë të gjatë kreun e Partisë Socialiste si përgjegjës për cenimin e lidhjeve tradicionalisht të ngushta të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, më së shumti pas komenteve që ai i bëri CNN në prill 2016, para zgjedhjeve presidenciale të SHBA, kur i përshkroi deklaratat e fushatës së Trump si “të frikshme “.

“Balkan Insight” thekson gjithashtu se lëvdata e lëkundur e Trumpit kishte shumë pak lidhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, por ishte një pjesë e vogël e një beteje më të madhe që është duke u zhvilluar 2.800 kilometra larg Tiranës, në Teheran, ku Trump ka izoluar udhëheqjen e këtij vendi pas përplasjeve për çështje që lidhen me Lindjen e Mesme. Dhe Rama duket se ka vendosur ta shfrytëzojë këtë moment të politikës ndërkombëtare për të marrë një takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe ndoshta selfien me Trump do ta mbajë në profilin e Facebook si trofe. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Haha…mendon Rama se po e shfrytezon rastin. Thjesht Rama teston dhe ben te zgjuarin sic ka bere me BEne duke hedhur idene e bashkimit me Kosoven qe per momentin (Zoti e di se mbas sa dekadash)…
    Nuk ka per te patur takim Trump Rama sepse vete kreu i Shtepise se Bardhe nuk eshte i interesuar.

  2. I vetmi qe nuk ka qene me rrymen idiote qe perfshiu ne tirane kur rama nuk ishte dakort per trampin president eshte arjan cani qe tha rama do takohet me tramp dhe ja kjo po ndodh,u leshua i pari saliu luli ish ministra ish ambasador analista gazekare te medhej e te vegjel,skiftera shpellare malok keta te frymzuar nga korbi sali,po tani cfare muti do hane amerikan apo shqiptar,zgjidhni.

  3. O kafshe egzotike, Ipaemer, qe je, je e qenke nje cope idioti politik i haleve kodoshiane te sektit, por aqe budalla, sa do te bashkosh nje psikopat si Rama, me presidentin e SHBAse. Por edhe nese e yakon, ty si idiot, e ofendues me gabzherren kuqale, duhet te dishe se presidenti amerikan ka takuar edhe KIM JONGUN, por edhe presidentin e iranit, e me rradhe. Ju qe na e shihni si sukses( nese realizohet) ju jane aene burgjite e ndergjegjes, e te evolimit te demokracise, seppse kete faqe zi KM, qe ne kemi ne krye, eshte fatkeqesi te komunikosh, e jo me te marresh mendime politike, e diplomatike, nga nje i rrjedhur, dhe shume me teper,,,,I CMENDUR.

  4. per keta te PD-se: e hoqi edi ramen trumpi mo?
    per keta te PS-se: fotoi hillaria mo?
    pergjigjia ngan me ate te vlonjatit kur i thane a e mori provimin motra

  5. Xixa alias sali,ti mor kurve i ke pare takimet e saliut dhe lulit si suksese,nuk fola per sukses fola qe ti dhe shume tru shpelare nga gazidede bashke me saliun dolet si korbat duke kafshuar cdo ide ndryshe mbi ate qe rama tha per trampin,por po te ushqehesh me buke saliu dhe luli si mund te flasesh ndryshe nga ata.tani shishet e shurres me vete dhe e di ku duhet te jesh,vrapo o kucke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *