• |
ide | kryesore

Moviola/ Juventus i favorizuar nga arbitri. Higuain i tërbuar, Cesari i jep të drejtë: “Ishte penallti”

Sport



“Kam mbetur i cuditur nga vendimi i fundit i arbitrit Banti, kur nuk shkoi të rishikonte me Var ndërhyrjen e Emre Can ndaj Conti. Është një ndërhyrje që meritonte më shumë vëmendje në një moment të vecantë të ndeshjes”. Kështu ish-arbitri Graziano Cesari në Sportmediaset ka dhënë opinionin e tij profesionist mbi ndeshjen Juve-Milan. “Ishte më mirë nëse do të shkonte tek monitori, ashtu si i tha Gattuso që po protestonte për penallti”.

Në këtë mënyrë Cesari i dha të drejtë Gonzalo Higuain, që u shfaq shumë nervoz në fërshëllimën e fundit. Pipita protestot ashpër ndaj vendimit të arbitrit Banti për të mos i akorduar penallti kuqezinjve, duke u konfrontuar edhe me ish-shokët e tij bardhezi, në vecanti Bonuccin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *