• |
ide | kryesore

Dita e 77 e protestës së banorëve të Astirit, Balliu: “Rama anulo ligjin”

Lajme, Të fundit



Banorët e Astirit kanë dalë në një tubim kundër prishjes së banesave të tyre në ditën e 77 të protestës. Projekti i Unazës së Madhe është kthyer në një makth për banorët e kësaj zone, të cilët kërkojnë pareshtur ndalimin e tij.

Protestës i janë bashkuar edhe këtë të dielë deputetët e opozitës. Deputeti i PD-së Klevis Balliu, është shprehur se qeverisë do t’i vijë fundi pas protestave që pritet të organizohen nga opozita.

“Çdo ditë që ne dalim këtu neve na shtohen mbështetësin dhe qytetarët e ndershëm që janë kundër vjedhjes. Edi Rama anuloje projektin se revoltat që do shohësh në Shqipëri do ta bëjnë revoltën në Francë lule përballë asaj që do shohësh ti në Shqipëri. Shtëpitë janë tuajat dhe tuajt do të mbeten do apo nuk do Edi Rama. Rrëzimi i Edi Ramës është domosdoshmëri kombëtare.

Java që do vijë do jetë javë e rëndësishme për të gjithë ne. Ka ardhur koha që qytetarët të marrin të që u takon . Ka ardhur koha që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo interesat e saj. Të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri. Qytetarët nuk kanë më rrugë tjetër përveç revoltës”- u shpreh deputeti i PD, Klevis Balliu.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2242799692675347/



2 Comments

  1. Cuni fariut udheheq protesten e shpellareve qe kane zene tokat e pronarve te ligjshem,ky shpellari i fariut ben trimin,ky laci i mokres,hajde PD hajde.

  2. Te drejte ke ky majmun si babai tij spiun eshte politikan,cfar pret tjeter nga ky kaubojs i Mokres me kta Rama tall bolet 24 ore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *