• |
ide | kryesore

I riu qarkullonte me leje drejtimi falso, arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit



Arrestohet 29-vjeçari me iniciale A.S  me leje drejtimi falso. Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave.

Pas një informacioni të dhënë Policisë së Shtetit në rrjetet sociale dhe pas verifikimeve të lejes së drejtimit të pezulluar për një periudhë 12 mujore, ky shtetas është arrestuar.

Njoftimi i policisë

 Qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar, denoncohet nga qytetarët, përfundon në pranga.
Pas një informacioni, adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikuar ( me foton e tij por me identitet tjetër), Policia Rrugore e kryeqytetit bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A.S vjeç 29, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikuar me foton e tij dhe identitet tjetër.

Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare si dhe masa administrative plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit, për shtetasin me iniciale A.S, pasi nga verifikimi rezultoi se qarkullonte në mënyrë abuzive gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj, në korrik 2018, për shkak se nuk ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore dhe kishte konsumuar disa shkelje të tjera administrative.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *