• |
ide | kryesore

Studentët e fakultetit të Drejtësisë vijojnë me bojkotin

Lajme, Të fundit



Studentët e fakultetit Juridik janë mbledhur nëpër klasa duke thërritur në korr: “Juridiku bojkoton”.

Ata kanë vazhduar bojkotin, ngjashëm me disa fakultete të tjera në vend.

Në fakultetin Histori-Filologji, pedagogë dhe studentë kanë nisur grevën e paralajmëruar që prej ditës së premte.

Në oborrin e fakultetit ata kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e parashtruara në letrën publike të asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti. Njësoj si tek shkencat sociale.

Në to shprehej shqetësimi në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkohej që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *