• |
ide | kryesore

Chriss Zylkës nuk i ndahet mendja nga Paris Hilton, vazhdon të jetë i dashuruar

Paparazzi, Slider



Ish-i dashuri i Paris Hilton, Chris Zylka, është ende i dashuruar pas saj. Dy muaj pasi i dhanë fund fejesës, aktori dëshiron që të bashkohet sërish me trashëgimtaren e njohur.

“Ai është tmerrësisht i dashuruar me Paris-in dhe nuk dëshiron asgjë më shumë sesa të kthehet sërish me të. Ai vazhdon t’u thotë miqve se ajo është dashuria e jetës së tij”, tha një burim i afërt me Chris, për “Daily Mail”.

33-vjeçari u dallua me një grua misterioze të martën, duke hapur spekulimet se ka nisur të njihet sërish me femra të tjera.

Por burimi tregoi se, vajza në foto është thjesht një mikeshë e tij, me të cilën është i lidhur shoku i Chris.

“Nuk ishte në ndonjë takim. Thjesht po drekonte me një nga miqtë e tij dhe të dashurën e këtij të fundit, por paparaci ka kapur vetëm këta të dy në foto”, shprehet burimi.

Ata u ndanë në nëntor të 2018-s, duke hequr kështu dorë nga martesa.

“Marrëdhënia e tyre u bë e padurueshme pas dy vitesh së bashku. Paris do të fokusohet tek marka e saj, ndërsa Chris do t’i rikthehet aktrimit dhe artit”, tha një burim në atë kohë.

Ata u njohën në vitin 2017 dhe dukeshin të pandashëm në daljet publike. Paris dhe Chris u fejuan në fillim të vitit 2018 në Aspen dhe deklaruan se do të organizonin një dasmë madhështore në vjeshtë.

Pas ndarjes madje Chris i kërkoi unazën gjigante me diamant që i dha për fejesë, e cila kapte vlerën prej 2 milionë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *