• |
ide | kryesore

Kupa/ Përmbytja e Selman Stërmasit ndërpret ndeshjen: Kategoria e Parë dominon mbi Superioren

F1, Sport



Kupa e Shqipërisë, ndryshe nga një ditë më parë, ka dhuruar spektakël dhe surpriza, madje shumë më tepër se sa mund të imagjinohej, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve, rezultati është krejtësisht i hapur. Një ndeshje e shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe brenda në kryeqytet madje, ndërsa spikat triumfi i tre skuadrave të Kategorisë së Parë ndaj aty të Superiore, ndërsa pesa takimet e luajtura.

Në Selman Stërmasi, reshjet e forta të shiut përmbytën fushën duke ndërpretë sfidën mes Tiranës e Flamurtarit në minutën e 25-të. Arbitri fërshëlleu për ti drejtuar lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe pas bisedimeve mes zyrtarëve të klubeve dhe kapitenëve të skuadrës u pa e logjikshme që ndeshja të vazhdojë aty ku është ndërprerë nesër në orën 13:00.

Problem për Flamurtarin, i bllokuar në ngërç financiar dhe që tani i duhet të shtyjë edhe për një tjetër ditë qendrimin jashtë Vlorës, duke ngarkuar edhe më tepër zërat në dalje, në një situatë kur kuqezinjtë janë duke numëruar qindarkat…

Dita ka qenë plot surpriza, jo vetëm për suksesin e skuadrave të Kategorisë së Parë, por sepse të rrëzuarat e Superiores janë Kukësi i vendit të dytë dhe Laci i vendit të pestë. Kukësi i investimeve dhe kandidati për titull është thyer 2-1 në Fier përballë Apolonisë, edhe pse rezultati është krejtësisht i rekuperueshëm në kthim. Më të komplikuar e ka Laci, i mundur me dy gola e pa shënuar në Ballsh. Sukses i bukur edhe për Vllazninë, që ka pritur në Shkodër Ernest Gjokën, duke i shkaktuar ish-trajnerit një pritje të nxehtë e një humbje 2-1, që natyrisht Kamza do të tentojë ta përmbysë në kthim.

Të vetmet skuadra të Superiores që kanë fituar, janë edhe ato që kanë hedhur hapin më të sigurtë drejt kalimit të turit. Luftëtari ka hipotekuar kalimin me një 0-3 në Rrogozhinë ndaj Egnatias, ndërsa Teuta është imponuar 1-3 në Lushnje.

REZULTATET
23/01/19 Egnatia 0 – 3 Luftëtari
23/01/19 Vllaznia 2 – 1 Kamza
23/01/19 Apolonia 2 – 1 Kukësi
23/01/19 Bylis 2 – 0 Laçi
23/01/19 Lushnja 1 – 3 Teuta
23/01/19 Tirana SUSP Flamurtari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *