• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm serb: Nuk mund të tregojmë planet që kemi për Kosovën

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç është shprehur se nuk mund të tregojë planet që shteti i tij ka për Kosovën.

“Nuk mund që në detaje të tregojë se cili është plani serb në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Presidenti (Aleksandar) Vuçiç prezantoi parimet mbi të cilat duhet të diskutohet (me Prishtinën), por sapo erdhi ideja për publikun, në një farë mënyre u bllokua dialogu”, tha Daçic, shkruajnë mediat serbe.

Sipas Daçiç, Serbia po kërkon një zgjidhje që të jetë e përshtatshme për të dyja palët, por kjo duket tepër e vështirë, pasi secila prej tyre kërkon gjëra deri diku të ndryshme.

“Vendet që e kanë njohur Kosovën interpretojnë se Kosova ka kufijtë e saj, ndërsa qëndrimi ynë publik dhe Kushtetuta thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. Në qoftë se ju thoni se ka dy zgjidhje kryesore, njëra se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe tjetra se ajo duhet të ketë shkallën më të lartë të autonomisë në kuadër të Serbisë, do të shihni se asnjëra zgjidhje nuk është e pranueshme për të dyja palët”, thuhet më tej në reagimin e tij.



3 Comments

  1. nuk japin detaje ,mbasi as nuk kan ,cfar shesin dhe as cfar blejne nder shqiptare,tashme qe dhelperat ran ne kurthin e vet,tentojne te shpetojne ,por qe per te padrejtit nuk ka shpetim ,te padrejtit i presin dy gjera ndeshkimi dhe cdemtimi,cfar keta i bene kombit shqiptare ne nje shekull uroj qe mga pamundesia e cdemtimit te mos mbesin ne koncesion tek shqiptaret per 1 shekull qe te cdemtojne demet historike te pallogariteshme qe kombit shqiptar i kan sjellur keta bejne sikur duan dicka nga kosova por hallin nuk e kan aty por te gjith e kan hallin se si te shpetojne nga pergjegjsia dhe krimet mbi shqiptare llogarillenia kostot qe ju rendojne mbi shpin kjo eshte esenca qe tani ka filluar tu merret goja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *