• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea në finalen e Carabao Cup: Tottenham dorëzohet me penallti

Sport, Video



Manchester City-Chelsea do të jetë finalja e Carabao Cup, pasi londinezët kanë mundur Tottenhamit në Stamford Bridge, pas goditjeve të penalltive, me ndeshjen të përfunduar 2-1. Spurs kishin fituar të parën 1-0, por në Angli goli në fushë kundërshtare nuk ka vlerë kështu që me rezuktatin e përgjithshëm 2-2, pika e bardhe ka nxjerrë fitues blutë 4-2.

Skuadra e Maurizio Sarrit vazhdon kështu rrugën drejt trofeut të parë nën drejtimin e italianit. Një lojë e mirë e Chelsea, që duhet të përmbyste golin e ndeshjes së parë në Wembley dhe e bëri me Kante e Hazard. Në minutën e 27-të, mesfushori lëshoi një gotije të fuqishme, që portieri i Spurs nuk mundi ta bllokonte, i befasuar edhe nga lojtarët që kishte përpara tij.

Hazard në minutën e 38 coi stadiumin në këmbë, me golin që mund ti jepte kualifikimin Bluve, duke parë se Tottenham kishte edhe mungesat e rëndësishme të Harry Kane, Min Son e Delle Ali. Vetëm se ëndërrën për një kualifikim në 90 minuta e fshiu Fernando Llorente. Mbreti Luan shënoi në të 50, duke i cuar shpresat në pikën e bardhë të penalltisë, aty ku Eric Dyer dhe Lucas Moura gabuan, duke firmosur eleminimin.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/jyiIXZx9CykMTLScHqZq_24_70ca9f3fd1021e47175585399ee33163_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *