• |
ide | kryesore

Alizoti: Nuk e kam votuar Bashën, por jam habitur me zgjedhjen time në Kryesinë e PD

Lajme, Të fundit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti i ftuar në ABC News është shprehur se nuk e ka votuar Lulzim Bashën kur u rizgjodh për kryetar. Më tej ai është shprehur se PD është përballë disa betejave.

“Unë mendoj që politika gjykohet me akte. Basha është zgjedhur dhe është kryetar dhe ai për mua është në betejën e fundit. Unë nuk e kam zgjedhur, por çdo kryetar duhet të dorëhiqet…”

Alizoti ka theksuar se Partia Demokratike sot është në ditët më të vështira.

“Partia Demokrati ka pasur gjithmonë beteja dhe do ketë beteja. Kjo është ajo që e ndryshon nga partitë e tjera. Mendoj se më mirë të bëhet një garë e një versioni të tillë sesa pa garë fare. Unë nuk jam as me Bashën e as pa Bashën, unë jam anëtar i Kryesisë së PD. Unë jam surprizuar dhe jam i habitur nga ata që më votuan.

Nëse demokratët dhe nëse shqiptarët nuk besojnë tek PD, kjo parti do ta ketë shumë të vështirë. Njerëzit janë të lodhur nga politika. Nëse PD nuk sjell një alternativë do ta ketë shumë të vështirë të vijë në pushtet. PD nuk është në ditët me të mira. PD është në ditët më të vështira.

Unë mendoj se protesta në Shqipëri janë të domosdoshme sepse vendi është drejt një rrënimi ekonomik. Papunësia është e madhe dhe qeveria nuk diskuton për problemet reale por flet për gjëra absurde. Nëse njerëzit vijnë pas kësaj force dhe mbështesin PD atëherë Rama mund të rrëzohet” – tha Patozi.

9 Comments

  1. Per ti kthyer shpresen e dinjitetin e te djadhtes shqiptare, qe berisha e beri per turp. Lulin pas 6 muajsh e ke ne burg. Veri gishtin kokes e largoi/denoi katovicaret

  2. Mire ke bere qe nuk ke votuar lulin,por kujt ja thua ketyre skifterave e shpellareve te lulit e saliut qe duan nje kryetar fallco,je nje ze I vetem kundra lulit por lufto se te tjeret do te vijn,por mos prani skifterat

  3. O Alizot apo Patoz, cilido që të jesh.
    Ka kohë të bësh luftë për shefllëk e karrige.
    Hidhu sëpari në luftë kundër kësaj qeverie që po shkatëron Shqipërinë e mandej bëj edhe kritikat Bashës e dil ndash kundër të gjithëve.
    Mer shembull nga Salianji që e meritonte shumë më tepër se ty zgjedhen në kryesi e nuk vihet kundër PD por deklaron se do të jetë akoma më i angazhuar në luftën për përmbysjen e kësaj qeverie të korruptuar.

  4. Kodoshi komentues,,,Ipaemer, si gjithenjerifuxho obsektrik, na ofendon e nga qe nuk njeh kulturat e kryetareve, apo shkollat qe kane bere, del e ben politike me gjerie sektit , e na flet qorras me shprehjet e perditeshme qe ika te fiksuara, sepse aqe e ka kaqolin e trurit e pamjen. Kodoshet si ky i perdor psikopati sepse jane si fshesa qelbesirash qe na i hedh ne portal per coroditje, e si ky ka ne rradhet e tufes se qelbesirave, por me kohe do rreflektojne, sepse PDja eshte demokratike, e do i meso demokracine kulisheve qe akoma po rriten ne kopeshtin e qelbesirave.

  5. Luli luften e vetme pilitike qe ben e ka ne PD e jo kundra qeverise. Te jete per Lulin Rama rri ne pushtet deri 100 vjec. Stili i zakonshem komunist. Po doli nje me pak emer keputi koken se rrezikon te zere vendin. Eshte mbushur PD me njerez pa asnje vlere. Spo them te vendose te vjetrit e korruptuar, por ka plot persona te paperlyer qe kane vite qe ndjekin PD. Luli ka vec 1 qellim. Te jete ne krye te PD deri sa Ed Rama ta qelbi aq shume sa te mos e votojne me.

  6. Xixa mos u mer me te tjeret,por meru me lulin e pd se kane shkuar majtas,kurse alizoti eshte djathtas,por ti Dobic Maloku nuk e kupton kete,ti rri nbyth te lulit dhe kujdesesh per imazhin,por ti ben mire dhe disa detyra te tjera,mire te thote ai lart,mer shishet dhe shi punen qe te kane caktuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu