• |
ide | kryesore

Protesta e 7 korrikut/ Si po luan Berisha për të fituar deputetë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ka një rregull të pashkruar në politikën shqiptare: kur do të mposhtësh rivalin brenda familjes politike, radikalizo gjuhën ndaj kundërshtarit. Këtë gjë ka bërë Edi Rama ndaj LMN-së, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2009, po të njëjtën strategji ndoqi Basha, në 2017, për të nxjerrë nga skena gjithë hierarkinë e PD-së dhe po njësoj po sillet edhe Berisha sot. 

Atë që nuk e bëri dot as me foltoret, as me sulmin brutal ndaj selisë në 9 janar, as me fitoren e zgjedhje lokale të 6 marsit, as me rizgjedhjen e ligjshme në krye të partisë, lideri demokrat po e realizon duke shpallur një protestë kundër Edi Ramës.

Lexo me tej:

Tubimi i 7 Korrikut/ A është koha për protesta?

Nëse deri më tani vathës së Berishës nuk i ishin bashkëngjitur më shumë se 15 deputetë, thirrjen e tij për të marshuar në bulevard, në 7 korrik në ora 19 00, po e përqafojnë pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit parlametar të PD dhe partive të tjera të opozitës. 

Kështu deputetja e distancuar prej kohësh nga Basha dhe që nuk ka lënë fjalë pa thënë kundër Berishës, Grida Duma, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 korrikut duke deklaruar se do të angazhohet për të thirrur sa më shumë njerëz që të marrin pjesë.

Grida Duma e pranishme në 7 korrik: Protesta do të bashkojë demokratët

Një tjetër deputet që ka ruajtur barazlargimin nga dy grupimet si Tomorr Alizoti gjithashtu ka konfirmuar pjesmarrjen: “Unë marr pjesë me kënaqësi në çdo protestë kundër Edi Ramës. Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend”, ka pohuar ai. 

“Unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta”, ka përsëritur Salianji. 

Por edhe të tjerë që kanë qenë mbështetës besnikë të Bashës dhe që për shumë kohë u vizatuan si përkrahës së Alibeajt pas dorëheqjes së kryetarit, nuk kanë dilema për t’iu bashkuar Berishës në marshiumin kundër Edi Ramës. “Unë nuk e ndryshoj fjalën, ju kam thënë edhe më parë që do marr pjesë në protestë”, u ka thënë gazetarëve lushnjari Saimir Korreshi dhe po të njëjtën gjë ka pohuar edhe Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, e disi me dorashka edhe Flamur Hoxha apo Arbi Agalliu.

Të vetmit që kanë thënë të kundërtën janë një grup i vogël në PD, nga ata që po mbajnë gjallë betejën ligjore për marrjen e vulës së partisë me gjykatë. Kështu Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se protesta kryesore duhet zhvilluar në sallën e Kuvendit, duke folur për oligarkët sepse sipas tij “Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë”. 

Ndërsa Gazment Bardhi ka hedhur poshtë idenë se mund të protestojë përkrah Berishës: “Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non gratave”, ka thënë ai.

Alibeaj flet për protestën: Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve që vuajnë 

Pikërisht për këtë, duke ndjerë se ka gjetur levën e Arkimedit për të rreshtuar sa më shumë deputetë pro nismës së tij, Berisha është treguar cinik me kundërshtarët që i kanë mbetur. Në një intervistë që do të transmetohet në EuroNews të enjten në darkë, ai ka deklaruar se Bashës nuk ia këshillon pjesmarrjen në protestë dhe se Alibeaj e Bardhi nuk janë të ftuar.

Kjo e ka bërë një nga mbështetësit e tij, Belind Këlliçin e Forumit Rinor, t’i anatemojë protestëthyesit: “Kushdo që do të mbysë zërin e qytetarëve, është në shërbim të qeverisë. Alibeaj apo çdo deputet i zgjedhur nga 25 prilli jemi zgjedhur për të qenë opozitë përballë Ramës, jo me Ramën. Është absurde që të shkojmë në drejtim të gabuar”. 

Pasi tani të gjithë po e kuptojnë se rrugë më e shkurtër për të mposhtur kundërshtarët brenda partisë, nuk është që të luftosh me ta, por të radikalizosh aksionin ndaj qeverisë.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Salih Plehu vjen verdalle si pordha neper breke.Askush nuk do tja heqe non graten dhe sikur te hidhet perpjete Rruga e tij eshte drejt burgut

    1. problemi esht se qe kur e bet ju non grata salihu “rilindi”. Keta sikur ta ken ber me fjal sala sjell ramen rama salihun. Ik o idiot qe nuk arrini te shihni me larg se hunda juaj

        1. Po mire tei quajme gazetarqe nul ke se te jesh! Ne politike perdoren te gjitha menyrat qe te kesh sa me shume mbeshtetje.. Pse na u habitkerke se Berisha kerkon sa me shume deputete qe ta mbeshtesin? Mos nuk lejohet o shkrues i gazetes kooperatives? Ai nuk po kerkon te bleje e mbeshtetes, po ben ate qe benne te gjithe politikanet e nivelit te larte , kooperative e nivelit ulet.

    2. Ahahaha😂🤣😂🤣😂🤣😂🤣po o loqja e Ripjelljes sè eDrames nuk e kuptoni qe jeni t ikur ju ka ngel vetem te legalizoni kanabisin “kreativ” ndyresira hajduten🤮🤮😡😡😡

  2. Hahahah, o i paemer i 15:23, te qifsha gjith grate e fisit mbarc e prapc more bysqim i Rilindjes, more shkerdhat muti

  3. Ehe, duket qe e ka ber protesten per hallet e popullit. Ky ishte preteksti, i qajn hallin popullit, po qellimi paska qen te rreshtoj deputetet qe si binden. Rama iku dhe revolucini fitoi…ca thiatro

  4. Po ca proteste mer sal po njerezit i ke ne plazhe e e pushime temperaturat 40 grad ti thua protest 🤦‍♂️

  5. o shpellare idiot Nuk e rruan karin njeri per non graten vendi tij eshte ne burg mer ju qifsha dranet ne pidh juve dhe dordolecit Salih Berisha.Shpellkari do paguaj per te gjitha vjedhjet e vrasjet qe tij dhe familjes tij kriminale

  6. Protesta behet vetem qe saliu te tregoje ae i pari opozites jam une, jo likja apo luli me gazin, kaq. Nevoje per protagonisem. Nderkohe qe i gjati se rruan fare per kshu protestash picibythe.
    Duhen sa me shpejt politikane te rinj se me mta qe kemi skemi gje ne vije

  7. Thirrje per te gjithe shpellkaret e maloket e skifteret e salihut ne proteste te gjithe merrni me vete sfurqet e metes kazmat e salihut te enverit dhe kosat e mulit,kush nuk vjen ne proteste do ti perdhunohen femrat e fisit.salih karaxhic berisha

  8. Ironia e Desada Metajt me Berishën: Ti ke popullin me vete, pse je shqetësuar për ca deputetë që s’të ndjekin.kush nuk shkon ne proteste nga shpellkaret grupi i zjarrit do ti shkerdhejne grate e shtepise

  9. “FOTO HISTORIKE: Sot PD kërkoi, që burgu i Spaçit dhe i Tepelenës të shpallen Muze Kombëtar.

    Mos harroni tek burgu i Tepelenës të vini këtë foto si kujtim me shënimin: “Kjo ishte qelia ku u burgos për herë të parë një kryetar opozite, me urdhër nga Presidenti Berisha”,

    1. Eshte burgosur per vjedhje. Neser do burgoset edhe Rama per shume pislliqe.., do thuash prape keto gomarlliqe?

  10. Në protestat kundër keqqeverisjes së Ramës kanë marë pjesë nën udhëheqjen e Bashës , me dhjetra mijëra shqiptarë e padyshim të parët kanë qenë deputetët e PD që nga ish lideri “historik” i kësaj partie, Berisha.
    Përveç njëfarë Kadiu, medemek i djathtë, që Rama e bëri zv.ministër, nuk kemi dëgjuar asnjë deputet apo funksionar të PD që të dalë në mbështetje të Ramës.
    Berisha për të forcuar pozitat e tij për të riardhur përsëri në krye të PD, e nisi në foltoret e vazhdon ta bëjë akoma edhe sot, duke akuzuar grupin e deputetëve që mbështesnin Bashën, se janë bashkuar me Ramën..
    Si “fakt” për “tradhëtine” e Bashës e bashkimin e tij me Ramën, Berisha përmend marëveshjen Basha-Rama të diktuar nga ndërkombëtarët në zgjedhjet e citit 2017.
    Për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur ate episod politik, u bë shpejtë e ditur se Rama e kishte shkelur me të dy këmbët ate marëveshje e ishte kjo arsyeja që PD e drejtuar nga Basha, përfshirë të gjitha partitë opozitare, edhe me Berishëm si deputet, pas një lufte shumë të ashpër në parlament, kur pati raste që deputetë ja lyen me bojë e me miell fytyrën Ramës, kaluan në veprimin radikal të dorëzimit të mandateve, e mospjesmarjes në zgjedhjet vendore pa u ndëshkuar autorët e vjedhjeve të votave në bazë të dy dosjeve që u publikuan edhe në mediat më të fuqishme të globit.
    Harohet sot një marveshje tjetër e mëparëshme e Berishës me Ramën, kur u bënë mbrenda një dite ndryshime kushtetuese për të fuqizuar rolin e kryetarëve të partive e zhvlerësuar presidentin, e ku kryeministri kryetar partie u bë fuqiplotë.
    Është pikërisht ajo marëveshje që Berisha e pranoi për gjithëpushtetin e tij aso kohe, që kur erdhi në pushtet Rama, ja kaloi edhe Berishës për kultin e individit.
    Cila nga këto dy marëveshje e dëmtoi më shumë demokracinë shqiptare, marëveshja Berisha-Rama e dikurëshme e pa diktuar nga BE e SHBA që risolli në Shqipëri kultin e individit, apo marëveshja e diktuar Basha-Rama që tentoi të marë në kontroll e të mos lejojë abuzimet e mëdha që bëhen me votat në Shqipëri ?
    Nëse do ti vemë në kandarin e së drejtës demokratike perëndimore, cila nga këto dy marëveshje e dëmtoi më shumë demokracinë shqiptare, e para apo e dyta ?
    Kush e ka ndihmuar më shumë Ramën për të bërë me pushtetin e pakufijshëm si kryeministër gjithë ato zullume, marëveshja Basha-Rama, apo ajo Berisha-Rama ?

  11. Ne fakt protesta duhet te jete ne vazhdimesi nese opozita e Berisha duan vertet te shporrin rramen! Protestat dy-tre oreshe nuk sherbejne per asgje mendoj une… vetem se demoralizon njerezit qe ju ardhur deri fyt, e qenqeverise asgje nuk i ndosdh! Ndryshe protesta duhet te kethehet ne uragan,nese opozita mendon ta rrezoje rrramen deri ne permbysjen e tije! Nuk e di se sa do zgjase protesta por po qe se nderpritet, atehere eshte farse! Te tilla protesta disa oreshe behen per te kundershtuar ndonje veprim apo ligj qe prek interesat e shumices, kurse per kete qenqeveri qe ka dhjete vjet qe vjedh e shkaterron nate e dite, e shet detin e tradhton Kosoven, rrezohet me protesta 24 ore; pa nderprerje, deri ne rrezimin e saje, e shpetimin e vendit nga tradhetaeret e hajduteve zagare te serbeve, me kryetarin ne balle….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *