• |
ide | kryesore

Binjakët shqiptarë çmendin gjykatat italiane: “Nuk gjendet dot kush është hajduti”

Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë liruar binjakët shqiptarë Eduard dhe Edmond Trushi, të cilët mbaheshin në qeli për vjedhjen e disa banesave.

Vetëm njëri prej tyre akuzohet, por gjykata italiane ka vendosur që t’i lejë të lirë të dy, pasi nuk përcakton dot se cili prej tyre është autori. Kjo për shkak të ADN-së. Gjykata tha se ADN-ja e tyre është pothuajse identike dhe nuk mundet të përcaktohet kush prej tyre është fajtor. Për më tepër, ata kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtat tatuazhe. Por mbi të gjitha është gjenetika ajo që i shpëton nga hekurat dy shqiptarët.

Image result for eduard edmond trushi

Si u zbuluan? Në vitin 2010, njëri prej tyre kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Nogarole Rocca dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nipit të pronarit të shtëpisë. Pasi u largua nga banesa, aty kishte harruar kapelën e tij. Autoritetet mundën të gjenin gjurmë të ADN-së që çoi më pas në zbulimin e tyre.

Por, tashmë nuk mund të përcaktohet se cili prej binjakëve është fajtori i vërtetë. Ata kanë ADN pothuajse të njëjtë dhe hetuesit e kanë të pamundur të identifikojnë cili prej tyre është autori i vërtetë. Një ekspert i policisë shkencore në Itali tha se për të zbuluar ndryshimet e vogla në ADN-në e tyre, duhet të bëhen analiza shumë komplekse në laboratorë shumë të specializuar. Për këtë arsye, gjykata italiane vendosi lirimin e tyre nga qelia. /tvklan.al

Image result for eduard edmond trushi



6 Comments

  1. Me e keqja eshte kur shef njerin prej ketyre me ato floke te shpifura, kalon tjetri dhe i shef prap.
    Eshte si deja vu por pa mistiken. Pastaj po qe njeri hajdut tjetri seshte Anjshtanji, binjaket nuk ndahen dote nga njeri tjetri keshtu qe futini te dy ne burg por pergjysmojani denimin qe ti bjeri 50-50.

  2. njoni ma king se tjetri. reklam te madh i ka bo ai talajoni vetes si parukier qe i ka sistemu kshu me kto floket e lepime si prej lopes.

  3. Omuter komentues mos komentoni si i kane floket apo bythen keta ,por komentoni si fuksionojne gjykatat ne Itali jo si ketu tek ne pa prova,pa deshmimtare pa faj te marrin te rracin brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *