• |
ide | kryesore

Duhet të luante të shtunën kundër Teutës, të dielën kthehet kundër Flamurtarit

Sport



Flamurtari vazhdon të humbasë pjesë të rëndësishme, duke projektuar një mbyllje të frikshme të kampionatit. Një ditë më parë Tomislav Busiç ishte menduar në formacion nga tekniku Ilir Daja, në sfidën kundër Teutës, por në 24 orë, tekniku i vlonjatëve do të gjejë kundërshtar të dielën.

Kroati nuk ka humbur kohë për të nënshkruar me Teutën, duke u prezantuar përpara se të dilte në seancën stërvitore. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Teutës – deklaroi Busic – Nëse me jepet Shansi të luaj kundër Flamurtarit nuk kam asnjë problem”.

Sulmuesi u largua nga Flamurtari me marrëveshje, duke dalë lojtarë i lirë. Kapiteni 32-vjeçar i kuqezinjve, mund të bëjë debutimin pikërisht kundër ish-ekipit të tij, në sfidën e të dielës në orën 17:00 për javën e 19-të të Superiores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *