• |
ide | kryesore

Martesa e tejzgjatur e Nick dhe Pryanka

Arkiva, Paparazzi, Slider



Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë ende duke u martuar!

Sipas ritualeve indiane, çifti po zhvillon disa dasma plot elegancë në Karolinën e Veriut, ka raportuar “People.”

Së fundmi, dyshja ishin në Belmont, në vendlindjen e babait të Jonas, Kevin Jonas Sr., dhe bënë një festë në restorantin e familjes së tij.

Chopra veshi një fustan, në të cilin mbizotëronte ngjyra e bardhë, ndërsa Jonas një këmishë të zezë dhe pantallona të zeza. Kjo është festa e parë për dasmën e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas në Shtetet e Bashkuara.

Pas përfundimit të dasmave në Umaid Bhawan Palace, bashkëshortja e Jonas spikati me fustanin e kuq të “Dior.”

View this post on Instagram

@priyankachopra x custom @dior #styledbymimicuttrell

A post shared by Mimi Cuttrell (@mimi) on

Për të gjithë ata që nuk e dinë, njëra nga ceremonitë e çiftit u mbajt më 2 dhjetor 2018.

Ndërsa tjetra ishte më 19 dhjetor në Mumbai dhe në të merrnin pjesë vetëm familjarët dhe shoqëria.

Chopra mbante veshur një fustan prej ari dhe një varëse gjigande në qafë.

Ndërkohë festa e fundit indiane për Chopra-n ishte ajo me shoqërinë dhe kolegët, që u bë më 20 dhjetor në Mumbai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *