• |
ide | kryesore

Video/ Robokop Piatek “ekzekuton” Napolin: kthimi i dytë i Ancelotti në San Siro është i hidhur

Sport, Video



Në debutimin nga minuta e parë Krzysztof Piatek bën menjëherë atë që di më mirë – të shënojë. Sulmuesi polak, që mbërriti në Milano për të zëvendësuar Gonzalo Higuain i ka shkaktuar befasinë e madhe Napolit në Kupën e Italisë, duke i dhënë kualifikimin në gjysëmfinale kuqezinjve.

Dy gola të sulmuesit të ardhur nga Genoa, i kanë hidhëruar kthimin e dytë në San Siro, Carlo Ancelotti, në harkun e pak ditëve. Vietëm 11 minuta në fushë iu deshën Piatek për ta hapur rrugën e fitores, duke mundur në një kundërsulm klasik prapavijën e Napolit dhe portierin Ospina.

Është dashur në fakt goli i dytë dhe minuta e 27 për ta futur polakun përfundimisht në zemrat e tifozëve të tij të rinj. Kontroll, lëvizje në zonë dhe e djathë precize, duke legjitimuar me një dygolësh performancën e tij madhështore në mbrëmjen e San Siros: atë që Higuain nuk e bëri dot asnjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *