• |
ide | kryesore

Video/ Juventus “harron” tripletën, Berisha e Djimsiti e flakin jashtë Kupës së Italisë

F1, Sport, Video



I pathyer në kampionat, por në cerekfinale të Kupës së Italisë Juventus shtakërrohet nga Atalanta në Bergamo me rezultatin 3-0. Mbrëmje e madhe për bluezinjtë dhe dy lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë Etrit Berisha e Berat Djimsiti që shuajnë ëndërrën Tripletë për bardhezinjtë, duke ndalur cdo tentativë të Cristiano Ronaldos e të tjerëve.

Një Juventus i pazakontë, i shpërqendruar dhe apatik, lejoi Atalantën të godiste në dy minuta të cmendura me dy gola që i dhanë drejtimin ndeshjes. Timothy Castagne shënoi në minutën e 37’ të takimit, ndërsa ende pa u ringritur moralisht trofembajtësit, Duvan Zapata ishte spektakolar në golin e 2-0 në të 39.

Zëvendësimet e Allegrit nuk ndryshuan asgjë dhe bardhezinjtë vazhduan të gabojnë shumë, sidomos në pasimet e thjeshta apo në zotërimin e topit, duke lëjuar në një gabim skandaloz të Cancelo golin e dytë personal të Zapata, katër minuta nga fundi, që vulos rezultatin në 3-0.

Ëndërra për ti shkuar në fund tre trofeve sezonalë për Juventus mbyllet në cerekfinale: kualifikohet Atalanta, që në katër më të mirat do të ndeshet me Fiorentinën, ndërsa Milani do të përballet në gjysmë-finale me Interin ose Lazion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *