• |
ide | kryesore

Allegri justifikon humbjen: “Nuk mund ti fitojmë të gjitha”

Sport



Juventus është turpëruar nga Atalanta në Kupën e Italisë, por tekniku Max Allegri nuk e bën dramë: “Djemve nuk mund ti them asgjë. Eshtë cmenduri të mendosh se mund ti fitojmë të gjitha. Ishte mbrëmje e shkuar keq”.

Eleminimi nga Kupa e Italsië në cerekfinale ka lënë një shije të hidhur për Allegri që në analizën e tij thotë: “Dhuruam golin e parë e të tretë, Atalanta e meritoi të fitonte, kishte më shumë dëshirë e forcë mentale. Të vjen keq të eleminohesh. Nuk jam i preokupuar, asnjë këmbanë alarmi. Këto ndeshje na bëjnë mirë. Kartoni i kuq? Arbitri bëri mirë, isha nervoz”.

Dëmtimi i Chiellini, që i është bashkuar atij të Bonucci, në kohën kur Caceres është akoma jashtë forme, e kthen në emenrgjencë situatën defensive të Juventus, gjë që u pa edhe në Kupën e Italisë, kur dyshja e qendrës ishte De Sciglio-Rugani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *