• |
ide | kryesore

“Kush nuk kupton nga futbolli tani? Zhduku”: tifozët e Romës kundër Kolarov

Sport



Pas disfatës së jashtëzakonshme në Franchi, në cerekfinalet e Kupës së Italisë, atmosfera në kampin e Roma është e tensionuar, me drejtuesit të përcarë dhe e ardhmja e Eusebio Di Francesco e varur në një fije. Një klimë e tensionuar që e ka detyruar skuadrën të kthehet nga Firence me autobus dhe jo me tren për të evituar kontestimet e tifozëve në stacion e episode të tjera si ajo e pak ditëve më parë me protagonist Aleksandar Kolarov, që i është përgjigjur ashpër një tifozi që i kërkonte skuadrës të zgjohej.

“Tifozët kuptojnë pak nga futbolli e flasin shumë” kishte komentuar pas humbjes në Udine mbrojtësi serb (një nga të paktit bashkë me Zaniolo që shpëtoi fytyrën në katastrofën me Fiorentinën), fjalë që verdhekuqtë nuk ia kanë falur, duke e sulmuar në fazen e tij në Instagram: “Duhet ti kërkosh falje atij tifozi – shkruan dikush – I lejon vetes të fyesh ata që iu mbështesin, është një e drejtë e tifozëve të kërkojnë më shumë impenjim, duhet të keni respekt”.

Raporti mes Kolarov e tifozëve të tij është në fund, duke mos harruar madje, se e shkuara tek Lazio e lojtarit ka bërë të vetën në këtë histori. “Jemi ne që nuk kuptojmë nga futbolli, vërtetë?” shkruan dikush tjetër, duke cituar fjalët e serbit, e pastaj një seri komentesh “Turp”, “Zhduku”, “I padenjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *