• |
ide | kryesore

Barcelona barazon me Valencian, Messi kap Sanchez

Sport



Lionel Messi e Cristiano Ronaldo luajnë në distancë nga njëri-tjetri tani, por krahasimet e rekordet vazhdojnë ti bëjnë rivalë. Barcelona mori një pikë në ndeshjen me Valencian, pikërisht falë argjentinasit, por kapiteni katalanas mund ti gëzohet një rekordi të barazuar Hugo Sanchez, duke u vënë në ndjekje të rivalit të tij të madh.

Lionel Messi, përvec dy golave dhe rikuperimit të rezultatit kundër Valencias, i gëzohet më shumë atij të shënimit nga pika e bardhë e penalltisë, që lejoi të arrinte Hugo Sanchez për numrin e golave të shënuar nga pika e bardhë. Messi tani ka shënuar plot 50 gola nga 11-metërshi në ndeshje kampionati, duke u bërë i treti bashkë me Ronaldon dhe Hugo Sanchez, që ka arritur një statistikë të tillë. Megjithatë, portugezi është distant në vendin e parë me 61 realizime të tilla.

50 pikë për Barcelonën në krye të La Liga dhe është mudnësia më e mirë për Atletiko Madrid të ngushtojë diferencën në 3 pikë, në rast së fiton ndeshjen kundër Real Betis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *