• |
ide | kryesore

Rekord historik merkato: Elazigspor, 22 blerje në … dy orë!

Sport



Të forcosh skuadrën në merkaton dimërore nuk është asnjëherë e thjeshtë. Janë pak shoqëri që janë gati të privohen nga një lojtar i tyre në mes të sezonit, akoma më pak futbollistët e bindur për të pranuar një sfidë të re, në një ambjent i gjithi për tu zbuluar. Një diskutim që vlen për të gjithë, përvec Elazigspor. Klubi turk, në merkaton e janarit, vendosi një rekord të ri blerjesh.

22 lojtarë të përfshirë në skuadër në janar. Mjafton kjo e dhënë për të përfunduar në faqet e para të gazetave, por ka akoma edhe dicka, që rrezikon ta fus klubin turk në histori, ose të paktën në rekordet Guinness. Të gjitha tratativat për cdo lojtar të blerë janë bërë në harkun e dy orëve. Një e dhënë që nuk të lë vend për imagjinatë. Nga 22 lojtarët që janë bashkuar me Elazigspor, i impenjuar në divizionin e dytë turk, 12 janë blerë përfundimisht, 10 janë marrë në huazim.

Nuk bëhet fjalë në fakt për një mendim të orëve të fundit. Klubi lëvizi me vonesë në merkato për shkak të një bllokimi që Federata e Turqisë, deri pak orë nga fundi i merkatos, i kishte bërë klubit. “Do doja të falenderoja cilindo në klub që arriti të realizojë këtë mision”, thotë presidenti i klubit, për ESPN. “Ishim në kontakt me Federatën, për ti dhënë fund bllokimit, por edhe me lojtarët që donim të merrnim. Sapo u hoq ndalimi, kompletuam transferimet në vetëm dy orë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *