• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i ish-policit, gjendet e braktisur makina e autorëve

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka në duar një provë shumë të rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve të ish-policit Arben Bilali. “Balkanweb” shkruan se vetëm pak orë pas ngjarjes, më 30 janar në periferi të Tiranës në zonën e quajtur Mjull-Bathore është gjetur mjeti “Mercedes Benz CLS” që dyshohet se u përdor për realizimin e vrasjes.

Automjeti është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku po i nënshtrohet një ekzaminimi të imtësishëm për të gjetur prova biologjike ose identifikuese. Kjo është prova e vetme që ka në dorë policia për këtë ngjarje pasi vrasësit janë treguar shumë të kujdesshëm duke mos lënë gjurme.

Nga kamerat e sigurisë portretet e tyre nuk shquhen. Edhe ekzekutimin atentatorët e kryen pa zbritur nga makina. Të gjitha këto kanë krijuar dyshimet tek hetuesit se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *