• |
ide | kryesore

Shkodër/ Kërcënonin dhe i merrnin para një gruaje, 2 persona arrestohen nga policia

Lajme, Të fundit



Dy burra janë vënë në pranga prej policisë së Shkodrës për shkak se në periudha të ndryshme kërcënonin një grua, duke i kërkuar para.

Sipas të dhënave zyrtare, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Para të paligjshme”.
Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë të gjatë dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje.

Në momentin e arrestimit në flagrancë, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *