• |
ide | kryesore

Çmenduria/ Nantes kapërcen dhimbjen: francezët i kërkojnë Cardiff 17 milionë euro për Emiliano Sala

Sport



Lajmi është drithërues dhe vjen vetëm dy ditë pas gjetjes në Kanalin e La Manshit të relikes së avionit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala dhe dallimit të një trupi në brendësi të tij. Nantes ka kërkuar nga Cardiff pagesën e plotë të kartonit të sulmuesit argjentinas: transferimi i tij në Uells për 15 milionë stërlina (17 milionë euro) ishte mbyllur vetëmn dy ditë përpara se Piper Malibu të rrëzohej në afërsi të Guernsey në 21 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC. Pavarësisht se kontrata e Sala me Cardiff është firmosur dhe depozituar, pas incidentit klubi uellsian kishte ngrirë këstin e parë të pagesës, që tani pretendohet nga drejtuesit francezë, që janë gati të vazhdojë prosedurat ligjore nëse nuk do të marrin pagesën e akorduar brenda 10 ditësh. Në ditët e ardhshme është programuar një operacion nënujor për të rikuperuar reliken dhe trupin brenda tij. Për momentin nuk dihet ende nëse është i futbollistit apo David Ibbotson, pilotit të Piper.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *