• |
ide | kryesore

Mbledhje e jashtëzakonshme në FHF, dekani i fakultetit tregon vendimet e marra

Lajme, Të fundit



Në një prononcim për mediat, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi ka treguar vendimet e mbledhjes së jashtëzakonshme të marra  nga personeli i FHF-së.

Laçi ka treguar se kjo javë do të shpallet javë proteste.  Të gjithë do të jemi në institucion, por nuk do të zhvillohet mësim, ka treguar më tej dekani i FHF-së.

“Duke pasur parasysh zhvillimet në institucionet  e tjera, u zhvillua një diskutim gjerësisht. Mund t’ju përmend disa prej vendimeve edhe pse pritet të zbardhet deklarata e plotë.  Në këtë javë u vendos të shpallet javë protestë dhe javën në vijim protesta  të vazhdojë një ditë me kalendar, si dhe ndërgjegjësimin e  qytetetarëve për Arsimin e Lartë. Presim zgjidhje nga qeveria.

Greva? Kjo javë është javë greve, që do të thotë protestë në mjediset e fakultetit, do të thotë të jemi të gjithë në institucion, por mos të bëjmë mësim. Do vijojë deri sa të kemi gjetur përgjigje për problemet që kemi gjetur zgjidhje për problemet universitare. Praktikisht kemi deklaruar deri më tani problemet që ekzsitojnë në ligj. Ne kemi shprehur rezervat tona që në fillimet e procedurave për të miratuar ligjin.

Studentët kanë protestën e tyre. Ka studentë që janë nëpër shtëpi dhe nuk e përballojnë jetesën në Tiranë. Ata presin zgjidhjen e të gjitha problemeve me akte konkrete”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *