• |
ide | kryesore

Publikohen vendimet e marra në mbledhjen e jashtëzakonshme të FHF

Lajme, Të fundit



Publikohen vendimet e marra në mbledhjen e jashtëzakonshme të personelit të Fakultetit  Histori-Filologji.

Siç u shpreh më herët dhe dekani i këtij fakulteti Sabri Laçi,  do të vijohet me protesta gjatë gjithë kësaj jave. Gjithashtu do të organizohen debate të cilat do t’u bëhen të ditura të gjithë aktorëve të interesuar për zgjidhjen e tyre.

Vendimet

Asambleja e personelit akademik e thirrur në seancë të jashtëzakonshme nga Dekani, Prof.dr. Sabri Laçi, për të diskutuar rreth situatës në FHF dhe propozimin e zgjidhjeve, u mblodh sot, më dat 6 shkurt 2019.

Pas konstatimit se situata mbetet shqetësuese që prej dhjetorit 2018, pedagogët e vendosën:

1.Të rikonfirmojnë mbështetjen për kërkesat e drejta të studentëve dhe të garantojmë angazhimin e tyre për përmbushjen e detyrimeve të programeve mësimore

2.të shpallim protestë në mjedisit e fakultetit deri në fund të kësaj jave dhe, nëse do jetë e nevoshme edhe në vijim, një ditë në javë, deri në plotësiomin nga ana e qëverisë të Ligjit për Arsimin e Lartë, shfuqëzimine  VKM-ve. Nr.777, Nr.781, Nr 781, Nr, 783, si dhe të urdhrave Nr.183, Nr.184, Nr 185 të datës 26 dhjetor 2018, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe liritë akademike.

3.Të krijohen grupe pune për vazhdimësinë e reagimit në FHF, koordinimin me asambletë e fakulteteve të UT-së dh atyre të IAL-ve të tjera publike, me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare, me synim ndërgjegjësimin e opinionit për të drejtat e studentëve dhe të stafeve akdademike, si dhe për detyrimet që ka qeveria shqiptare për respektimin e tyre, përmes miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore të konsultuara paraprakisht me IAL-të publike dhe aktorët e tjerë, si dhe duke siguruar mbështetjen financiare të nevojshme.

4-Të organizojmë debate mbi problemet e krijuara në IAL-të publike në Shqipëri, të cilat do t’u bëhen të ditura gjithë aktorëve të interesuar për zgjidhjen e tyre, me qëllim garantimin e arsimit publik cilësor në Republikën e Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *