• |
ide | kryesore

Çështja Mayorga, mamaja e CR7 nxjerr KO modelen: “Nuk kishte shkuar aty për të luajtur me letra…”

Sport



Mama Dolores mbron edhe njëherë Cristiano Ronaldo në lidhje me cështjen e përdhunimit të pretendetuar nga Kathryn Mayorga dhe e bën duke kundërsulmuar: “Kam besim tek djali im, në lidhje me atë që ka ndodhur. Kur ka shkuar aty – ka thënë ajo duke iu referuar ish- modeles amerikane që akuzon kampionin portugez se e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas në 2009 – nuk ka qenë sigurisht për të luajtur me letra. Ishte aty për të bërë dicka”.

Në prezantimin e linjës së re të verës e vajit në Portugali, mamaja e CR7 ka shtuar: “E di kush është djali im, por nuk dua të flas më”. Kohët e fundi, avokati i Mayorga kishte shkuar në Londër për tu takuar me Jasmine Lennard, ish-e fejuara e portugezit që kishte deklaruar se zotëron”prova kompromentuese” mbi sulmuesin e Juve. Lennard, me të cilën Ronaldo ka patur një lidhje rreth 10 vjet më parë, e kishte përcaktuar CR7 për The Sun “një psikopat”, duke treguar kërcënimet e pretenduara (“më ka thënë si do të reagonte babai im nëse do të shihte disa foto të mia”), pasi i kishte thënë jo propozimeve të tij (“Më ka kontaktuar vazhdimisht në 18 muajt e fundit, por iu përgjigja se nuk kisha ndërmend të bëhesha dashnorja e tij”). Akuza që menjëherë u hodhën poshtë si “false” nga avokatët e Ronaldos.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *