• |
ide | kryesore

Strakosha për Champions: Lazio merr vendin e katërt

F1, Sport



Thomas Strakosha mban një tjetër 90 minutësh me rrjetë të paprekur për Lazion, që ngjitet në vendin e katërt në Serie A, duke ndezur sinjalin Champions. Provë tjetër decizive për portierin e kombëtares, që po e mban Simone Inzaghin në nivele të larta. Immobile e Luis Alberto ishin në tribunë, por për Lazio mjafton Felipe Caicedo, për të zgjidhur problemin e golit kundër Empoli.

Përfundon 1-0 në Olimpico falë një penalltie të ekuadorianit në të 42’ e pjesës së parë. Tre pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e teknikut Simone Inzaghi, që të paktën për disa orë është e vetme në vendin e katërt të klasifikimit. Keqardhja e vetme për bardhekaltrit është gjendja fizike e Milinkovic-Savic, që doli nga fushë në pjesën e dytë i dëmtuar.

STATISTIKAT
• Për herë të parë në histori Empoli ka pësuar gol për 20 ndeshje radhazi të Serie A; është madje seria më e gjatë, duke i marrë në konsideratë të gjitha skuadrat aktualisht në Top-5 kampionatet europiane.

• Penalltia e tretë në favor të Lazio në këtë kampionat: dy të parët janë realizuar nga Immobile, i fundit nga Caicedo.

• Felipe Caicedo ka shënuar për herë të parë në dy ndeshje radhazi të Serie A.

• Caicedo ka shënuar katër nga gjashtë golat në total në Serie A në Olimpico.

• Caicedo ka barazuar numrin e golave të shënuar të shënuar në kampionatin e kaluar në Serie A. Tre në 22 prezenca në kampionatin 2017/18, tre në 16 në edicionin në vazhdim.

• Lazio nuk e mbante portën të paprekur në shtëpi që nga ndeshja kundër Fiorentina në tetorin e kaluar. Që atëherë, në shtatë ndeshjet në shtëpi, kishte pësuar gjithnjë të paktën një gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *