• |
ide | kryesore

Pas ‘like’ të Douglas Costa qendron oferta e Manchester United: Juventus ndërton strategjinë

Sport



Juventus është e nervozuar nga disa sjellje të Douglas Costa, por e mban shtrënguar kampionin e saj. Pas pështyrjes së Eusebio Di Francesco, ndodhi aksidenti me makinë e udhëtimi në Paris për ditëlindjen e Neymar. Sikur të mos mjaftonin, erdhi një ‘like’, që u fshi shpejt, për Manchester United. Pikërisht pas këtij thrilleri ka një prapaskenë të rëndësishme: nga Anglia, në fakt, shkruajnë për një ofertë prej 54 milionë stërlina, rreth 60 milionë euro, të Red Devils që është refuzuar nga bardhezinjtë në merkaton e janarit.

The Sun kujton që braziliani i talentuar ka qenë prej kohësh objektiv i United, edhe kur luante ende në Bundesliga, me Bayern Mynih. Allegri nuk ka dhënë aprovimin për shitjen e ‘Flash’ me sezonin në vazhdim, por në verë tratativa mund të rifillojë. Braziliani doli edhe hapur, fajtor ai ‘like’… aty ku duhet, ose jo….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *