• |
ide | kryesore

“Dajti”, pse reaguan vonë marionetat e Ramës?

2, Ide

Kur Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, më 8 shkurt 2019, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, të parët që reaguan ishin gazetarët. Si zakonisht, ata ironizuan gjyqësorin e korruptuar dhe nuk harruan të fshikullonin politikën si përgjegjëse për situatën e pandryshuar të sistemit të drejtësisë. Opozita bëri detyrën, ndërsa shoqata e “Punonjësve të Policisë në Lirim”, e rëndoi dorën duke deklaruar se “vendimi ndaj vrasësit të katër policëve dëshmon jo vetëm kapjen e sistemit nga krimi, por mbi të gjitha provon lidhjet e forta të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar”.

Për çudi, sa i përket pjesës së shtetit, pati vetëm një deklaratë. Prokuroria, si të tentonte të justifikohej, u mjaftua me shpjegimin se përfaqësuesi i akuzës kishte qenë kundër aplikimit të gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Më tej, për dy ditë me radhë, shteti e mori pushim. Nuk harxhuan frymë e kohë as ministrat përgjegjës të linjës për zbatimin e drejtësisë, ai i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë. Asnjë fjalë për një nga banditët shqiptarë të konsideruar ndër më të sofistikuarit dhe më të rrezikshmit. Asnjë fjalë për njeriun që u arratis nga Gjykata e Tiranës në mënyrën me spektakolare të mundshme, asnjë fjalë për vrasësin gjakftohtë të katër oficerëve të policisë, që tentuan ta arrestonin, asnjë fjalë për të burgosurin, fuqia e të cilit mori zvarrë gjykatën dhe gjithë sistemin e drejtësisë, për vite me radhë, duke provokuar dështimin artificial të dhjetëra e dhjetëra seancave gjyqësore.

Reagimet e ministrave do të mbërrinin vetëm 48 orë më pas, të dielën, më 10 shkurt.

Pak rëndësi ka teksti dhe formulimi i reagimeve, pak rëndësi ka se ministri i Brendshëm kërcënoi me formulimin: “…vendim kriminal i disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’u bashkohen, prapa hekurave, klientëve të tyre”.

Në këtë pikë e rëndësishme është të mësohet, apo të zbardhet, se përse këto reagime erdhën me kaq vonesë?

Në fakt, pak orë përpara se reagimet të vinin, si me komandë, njëri pas tjetrit, pati një detaj, në pamje të parë të parëndësishëm, të publikuar nga mediat on line. Një qytetar ironizonte Kryeministrin Rama me fjalët: “Të fala Dritan Dajtit! Hahaha del krimineli për vrasje të katërfishtë nga burgu dhe ti thua nuk e kam timonin e drejtësisë! Për çfarë ke ardhur në pushtet, për llaç e tulla?”

Ndërhyrja duket e kishte zëmëruar keqas Kryeministrin. Të paktën kjo lexohej në radhët e para të kundërpërgjigjes: “A.H., mos u zgërdhi shumë se na këput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato!”

Pra nuk është çudi që pikërisht në këtë moment Kryeministri të jetë shkundur duke urdhëruar ministrat “e përgjumur” të bënin reagime publike për ngjarjen edhe pse të gjithë ishin 48 orë me vonesë, edhe pse kalendari shkruante “e dielë”, pra pushim.

E këtu vetiu vjen pyetja: Përse ministrat duhet të prisnin shefin që ti urdhëronte? Përse nuk reaguan në kohën e duhur dhe me iniciativën e tyre?

Situata nuk ishte as e papritur as e panjohur. Në kohë moderne, ish-ministri i Brendshëm socialist, Spartak Poçi, jo vetëm që reagoi flakë për flakë ndaj një vendimi flagrant të gjykatës së Rrëshenit, por kërcënoi se do të jepte dorëheqje, nëse drejtësia nuk do e rikthente të akuzuarin në qeli. E pra, në këtë kohë, ministri reflektonte vendimmarrje personale të admirueshme.

Çfarë ka ndryshuar që ministrat aktualë nuk e kanë më këtë shqisë?

Një shkrim i vetëm nuk të jep mundësinë të qartësosh gjithçka, por ajo që duket, që bën “muuuu”, sigurisht që ka lidhje me sistemin e krijuar nga Kryeministri aktual.

Një sistem komod, i mirëfrenuar, i mirëkontrolluar dhe lehtësisht i komandueshëm, që përjashton çdo lloj iniciative, çdo lloj protagonizmi. Një sistem ku ministrat janë vetëm marioneta dhe plotësues të figurës së Kryeministrit, që mund të flasin vetëm me lejen e tij, të veprojnë vetëm pas hakërrimeve të tij dhe të ngrenë e ulin kartonat sipas lëvizjes së dorës së tij.

Një sistem dembel që zakonisht kompozohet nga liderët jetëgjatë të cilët, ose janë lodhur me drejtimin e pushtetit, ose kanë aq shumë pushtet saqë mund të ulin në poste ministrash cilin/cilën të dëshirojnë, sidomos njerëz lehtësisht të komandueshëm, apo pa kurrfarë shtylle kurrizore. Në të dy rastet këto janë veprime që historikisht kanë paralajmëruar nisjen e procesit të degjenerimit, atrofizimit apo kalbëzimit të grupeve politike në pushtet.

Është një sistem ku ministrat e kanë të vështirë të guxojnë të kërkojnë mendimin e Kryeministrit për veprime të ndryshme dhe mbase krejt të pamundur, kur hera e fundit e kontaktit me të u ka lënë shije bllokuese.

Këtu duhet të gjendet edhe vonesa prej 48 – orësh e reagimit të ministrave të Ramës për çështjen “Dritan Dajti”.

Marre nga Facebook i autorit Ferdinand Dervishi

17 Comments

  1. Qenke gomar dhe i paafte ose je kelush kurve.Edhe gomari ne baldushk e di qe Dajti eshte mbrojtur nga Kulici sepse ka qene shok me Argiten ,jo sot por qe kur Sala ishte ne fornin mbreteror ,ishte koha kur Balliu e nxorri Salen me pejardhje nga Skenderbeu.Mos edhe ti je si Balliu ose je per biberon ne goje.

      1. Ky gazetar pa gaete qenka kopetent dhe gomer qe sulmon me fjale rrugesh autorin ! Dhe flet perçart si kompetenet qe eshte ! Ore ti je i me mire per biberon ne goje me qe e prmend te pelqel!! Po mos u tErmb se nuk ta mer njeri biberonin§

      2. Gazetare pa gazet dhe pa intelekt… Lexo njer shkrimin pastej bej koment. Shkrimi nuk eshte mbi Dajtin, por mbi sistemin e krijuar ne qeveri ku ministrat jan thjesht marioneta pa “vullnet te lire”.

  2. Perderisa kjo mazhorance me lali Er na ka mesuar qe rrethon gjykaten kur i duhet per politike, cdo qasje tjeter duket pajtim me vendimet gjygjesore. Eshte skandaloze t’i kerkosh qeverise te reagoje per vendime gjykate. Por ketu na kane katandisur, ne piken kur qytetaret cuditen qe kryemistri eshte per llac e tulla dhe jo per te diktuar vendimet e gjykates.

  3. Ne Shqiperi ndodh gjithcka dhe koncepti “Cudi” nuk ekziston.Se kur lideri planetar trumbetonte me te Madhe Rilindjen,ju e merrnit me te qeshur.Ja qe rilindja po jep rezultatet qe askush nuk I priste.E Ku e Ku…………..

  4. Të shkon mendja se reagimi ndaj gjyqtarëve për vendimin ndaj Dajtit ka lidhje me çfarë do të ndodh me Tahirin ose tahirizimin e policisë që donte Rama dhe ndihej krenar për të, në vend që turpërohej. Tani, ka shumë gjasa se Tahirit do t’i jepet pafajsia dhe duke ngulmuar tek Dajti për t’idhënë dënim maksimal, justifikohen dhe do të thonë se ajo që bëmë për Dajtin do ta bënim edhe për Tahirin, por ky i fundit është i pafajshëm, ndaj meriton të lirohet dhe t’i kërkohet falje. Mos u çuditni , nëse do të ndodh pikërisht kështu. Kjo është strategji me qitje të largët. Drejtësi e përdhosur. E sakatuar dhe e kapur, gjoja, e reformuar apo e vetinguar.

  5. Kaq hajvane jeni,Remzi Hoxha eshte pa varr dhe ju merreni me Dajtin.Asnje nuk e rruan edhe studentet me celular dhe qebab menduan te bejne shkolle.Dhori Kule atje vegjeton,Rama se rruan fare,Basha na flet mbrockulla me hirre lere Moniken qe fle ne hotel me 5 yje dhe ne mengjez gdhihet proletare.Tama rrumpalle.

    1. mjaft o vari kars i librave mjaft. ju shiti ben blushi tek rama dhe tani po rri si mbret te top channel. mjaft o kokrrat e injorantit se kuptohet qe nga tempizmi perfekt per te patur nje opozitar tjeter rama, dhe dilni neper komente o vari karsa…

      …nga nje antar tjeter i Librave te dhjere te blushit

  6. Andi dhe gazeta Lapsi jane me injorante,t servile dhe mercenare! Pa folur per gjysem analfabetet e Saliut, qe kane mbaruar universitetin berishian, por nuk dine te shkruajne shqip. Lexoni komentet e tyre dhe do te bindeni se Saliu dhe Likja, bashke me Andi bythqirin dhe Shkullakun jane medioker dhe injorante! Me falni per gjuhen e perdorur!

  7. Nuk eshte koha per te mbajtur ane.
    Trecereku i miletit jane shum rende, jemi gjindje ne degjenerim fizik dhe moral.

  8. Pas ketij vendimi absurd, qe nuk ka lidhje me drejtesine , qendron Edi Rama. Nuk eshte rastesi. Rilindja eshte modeli qeverisesh, qe i shtron rrugen krimit dhe krimineleve, dhe ja ben malore qytetari te rregullt, qe paguan gjithe detyrimet, respekton te drejtat e te tjereve, zbaton ligjin.
    Kush mendon qe Edi Rama mbron interesat e qytetareve eshte ose idiot ose, miop. Ky njeri bosh, pa principe eshte totalisht ne sherbim te xhepit vete, oligarkeve, lobit soros qe e ka vendosur dhe gjithe llumit krimit qe ka ky vend. Flet me fjale te medha, por cdo gje eshte demagogji. Krekoset sikur ka sjell mireqenie ne kete vend, por sa ka shkelur ne pushtet , zi e me zi. Ky duhet terhequr zvarr dhe e ka pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu