• |
ide | kryesore

Majko i fut kunja Ramës nga studio e “Zërit të Amerikës”

Lajme, Të fundit

Pandeli Majko njihet si i vetmi ministër që ia thotë troç Edi Ramës atë që mendon. E bëri këtë publikisht përpara votimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në studion e “Zërit të Amerikës”, ministri për Diasporën nuk i kurseu kunjat për “shefin” e tij. Së pari për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë që Rama duket se po e mbështet fuqimisht në prapaskenë. Këtë Majko e quan një ide të çuditshme, por që në finale ia lë në dorë qeverisë së Prishtinës.

“Për idenë e shkëmbimit të territoreve, idenë e korrigjimit të kufijve, ide të çuditshme që kanë qarkulluar mbi dhe nën tavolinë, sinqerisht kam qenë i rezervuar. I rezervuar për një fakt shumë të thjeshtë: ky është një lloj autoriteti apo autorizimi që i takon elitës politike të Prishtinës” – tha Majko.
Rama e ka përshëndetur publikisht taksën 100% që Kosova ka vënë për mallrat serbe, por Majko thotë se ajo duhet hequr.

“…duhet të ndajmë që tarifa e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, obstruksionizëm është, një gjë që në kushtet teorike është krejtësisht e pavend. Por ne nuk duhet ta shikojmë si një aksion, por duhet ta shikojmë si një reaksion” – thotë ministri.

Të pavend e sheh Majko edhe etiketimin “kazan” që Rama bëri për Zërin e Amerikës.

“Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës. Por besoj se në të tilla raste, mirëkuptimi është gjëja më e veçantë, që ky ekip i veçantë që njoh unë në Zërin e Amerikës ka dhe duhet të ketë me politikën shqiptare. Mendoj se Zëri i Amerikës e ka atë që ka në gjithë historinë e gjithë medias shqiptare dhe në marrëdhënien me të vërtetën me publikun shqiptar. Edhe kur ne ndonjëherë e tejkalojmë atë që konsiderohet si e tejkaluar, mendoj se këtu duhet të ketë mirëkuptim dypalësh. Unë e thashë, Edi Rama është një antikonformist dhe shpesh në marrëdhëniet me median ai është më shumë gazetar se sa politikan” – tha Majko.

Në fund një fjalë për studentët për të cilën Majko pranon se protestat e tyre e kanë shqetësuar.

“Mendoj se të gjithë kemi qenë nën reflektimin se çfarë duhet të bëjmë pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurt për atë që po ndodhte. Sepse nga një anë ndjeja që po takoja vetëveten, ata ishin studentë që po ngriheshin karshi, ta themi troç fjalës, një sistemi politik që ishte ndërtuar pas viteve 90-të, dhe që një pjesë e tyre mendojnë se është i kalbur, ashtu siç mendoja unë bashkë me shokët e mi në vitet 90-të” – thotë Majko. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Po te ishe burre ti, nuk rrije me minister. Po te lezeton karrigia dhe rri aty. Lerini palacolleqet si ti si shefi yt qe thoshte qe do dal ne proteste me studentet. Per cfare do dilnit njehere? Qe te mos vjedhe me shume Gjushi dhe mos te kete me banda te lidhura me ate plakun e Elbasanit? Apo do protestonit kunder koncesioneve te Vilmes, Kastratit, Fushes e Salillarit? Jeni bere palaco jeni bere!

  2. Ky eshte nje sharlatan qe nuk ka shokun. Arta Dade eshte ze i vertete per socialistet e vertete. Ky palaco nuk meruton as roje private. Turp te kete.

  3. Nje babelllgem,,, jo me shume e ka idioti kete, sepse gjithemone ka shkuar me fjalen qe thote populli Urte, e bute”’ e keshtu qe ne cdo qeveri soc,,, ky eshte lakmuesi, por qe i dale boje e i bere i neveritshem.

  4. tashi qe e dhjeu i gjati, po e leshojne te gjithe njoni mas tjetrit, deri tani ndajshin leket si skuther…mos ju besoni, komunistet jane rrenacake…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu