• |
ide | kryesore

5 milionë euro nga deputeti/ E vërteta e konfliktit Veliaj- Ramiz Kelmendi

Arkiva, Kryesore, Lajme

Shumë pika të errëta kanë mbetur në konfliktin e bërë publik mes kryebashkiakut të Tiranës dhe një deputeti biznesmen të madh të Kosovës.

Ramiz Kelmendi akuzoi të hënën, me anë të një letre publike, Erion Veliajn se ishte tërhequr nga premtimi i dhënë për të ndërtuar një qendër tregtare në zonën e kthesës së Kamzës. Ai pretendonte se Veliaj e kishte tërhequr zvarrë për vite me radhë, pasi i pati dhënë fjalën se projekti do të bëhej dhe më në fund i çoi inspektorët e bashkisë për të prishur në mënyrë abuzive rrethimin e zonës së ndërtimit.

Ramiz Kelmendi pretendon të jetë takuar dy herë me kryebashkiakun, një herë kur e ka pyetur nëse mund të investojnë për ngritjen e një qendre tregtare tek kthesa e Kamzës dhe një herë për të konfimuar lejen e ndërtimit.

“Në pyetjen time se a ka ndonjë kontest, interes publik për parcelën në fjalë, të gjitha përgjigjet nga ana juaj ishin në favor dhe mbështetje të ketij projekti”, thuhet në letrën e hapur të deputetit nga Kosova.

Kelmendi pretendon po ashtu se ka paguar mbi 1.6 milionë euro tarifën e ndikimit në mjedis dhe se ishte prej kohësh në pritje të zbardhjes së lejes së ndërtimit. Ai shprehet se ishte habitur nga ndërhyrja e inspektorëve të bashkisë. Ai akuzoi bashkinë se kishte kërkuar që përmes shantazhit t’i merrte pronën me vlerë sipas tij 5 milionë euro.

Nga ana tjetër Bashkia, e pyetur nga BIRN ka reaguar duke thënë se toka që ka në dispozicion Kelmendi dhe për të cilën ka paguar edhe lejen e ndërtimit duke pritur vetëm zbardhjen e saj, i duhej asaj për të bërë stacionin e trenit. Ndërsa në stilin e tij populist, Veliaj bëri një deklaratë se ai nuk impresionohej nga shantazhet e biznesmenëve milionerë, por i shërbente interesave të qytetit të tij.

Po si qëndron e vërteta e kësaj historie ku me sa duket asnjëri nuk është engjëll. Ramiz Kelmendi duket se gënjen kur flet për marrjen e 5 milion eurove, sepse trualli  tij do të shpronësohet për interesa publike dhe ai nuk do t’i falë asgjë askujt. Ai nuk është aspak i pafajshëm sepse ka përdorur kostumin e tij zyrtar, një herë si deputet dhe një herë si zv kryeministër i qeverisë së Kosovës, për të zgjidhur hallet e biznesit të vet privat. Të gjithë e dinë se jo çdo biznesmen i zakonshëm shkon të negocjojë drejtëpërdrejt me kryebashkiakun duke anashkaluar të gjitha strukturat. Dhe këtu mbarojnë “mëkatet” e tij, bashkë me besimin e tepruar që ka patur tek një akrobat si Veliaj.

E këtu problemi kthehet tek Lali i bashkisë. Po t’i shohësh me kujdes përgjigjet publike që ka dhënë, ato i shmangen thelbit të akuzave. Ai devijon shëmtuar, duke përdorur për prishjen e projektit kontradiktën mes milionerëve dhe interesit të qytetarëve. Ai nuk përgjigjet se si është e mundur që i ka premtuar Ramiz Kelmendit se mund të investonte në atë tokë me vlerë rreth 5 milionë euro? Ai nuk përgjigjet se si është e mundur që institucioni i tij ka vjelë edhe taksën e ndikimit mbi ambjentin për lejet e ndërtimit?

Ai bën shejtan budallain, duke u shtirur sikur e mori vesh vetëm tani që aty do të kishte stacion treni, ndërkohë që plani urbanistik është miratuar që në dhjetor 2016.

Por nga kjo histori ku asnjëri nuk ka të drejtën ekskluzive, kuptohen dy gjëra: e para se për ndërtimet e reja në Tiranë investitorët nuk ndjekin proceduarat normale të institucionit, por shkojnë e diskutojnë direkt me kryebashkiakun, sikur ai të jetë pronari i një biznesi privat. Dhe e dyta, që lidhet me premtimin e pambajtur të Erion Veliajt, tregon se ai nuk ka autonomi të plotë për kullat e mëdha dhe qendrat tregtare që ngrihen në Tiranë. Për ato, Veliaj bën vetëm letrat sepse janë ekskluzivitet i klientëve të Edi Ramës dhe vendimarrjen ekskluzive e përcakton vetëm ai.

©Lapsi.al

9 Comments

  1. Ke harruar te thuash qe ky Kelmendi eshte komplet ne konflikt interesi. Ku ka zvkryeminister biznesmen dhe qe perdor postin per te tilla raste. Ndersa sa per Letyren Veliaj e dime se kush eshte dhe nuk pritet ndonje gje e re. Eshte nje shprehje ne anglisht qe thote”Ska ndershmeri midis hajduteve”, keshtu dhe pune e tyre

    1. i pa emer ky esht biznismen dha nuk u ka faj ky as ty,as rames,as erionka velis e as andi bushatit qe shisni goj e byth per ca lek.
      ky ka dash te ndertoi,ju i kerkuat ti lepini pallen keti kundrejt nje pagese 1,5 miljon euro,biznismeni ju dha pallan dhe parat por ju si bythqir qe jene ne pes pjes i ndat nga 300 mij euro edvini,erionka,andi bushati,balla e sadri abazi.tash ju kan ngelur ne fyt.

  2. Ky I pa emer,shkruan edhe si i pa mend.Sa per kujttese,edhe Behxhet Pacolli,eshte zv/kryeminister,por ka qene dhe eshte bisnesmen,dhe simbas kosovareve,eshte edhe njeriu (kosovari) me i pasur,ne Kosove.

  3. o Kristi Pinderi, nuk po flas per Albanistanin por per vendet demokratike. Edhe Trump eshte milioner, por ne momentin qe u be president hoqi dore nga biznesi i tij

  4. Sa e mban bari vesen aq e mban Veliaj besen.Veliaj flet gjithmone per interesin publik,vetem flet.Veliaj
    premton,por premtimi nuk hipotekohet qe te lihet si kolateral,pushtteti po,(dorheqja).D.m.th,nese nuk
    mban premtimin,mashtron duhet te japesh dorheqje,duhet te dorzosh. pushttetin.Veliaj ka te drejte te
    thote,se interesi publik eshte mbi interesin privat.Por problemi eshte,se gjithshka,gjithshka qe ka premtuar
    Veliaj,pa perjashtim,ka mashtruar.Kur erdhi ne krye te Bashkise ,Veliaj deklaroi:“Më duket e paarsyeshme
    se si ujësjellës-kanalizmet e Tiranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth
    1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit
    dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror
    kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmëdhe me një mungesë totale
    eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë
    ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve
    në këtë farë feje”Erjon Veliaj,intervistë për Zërin e Amerikës, 17 Qershor 2015.Dhe per kete,Veliaj kishte te drejte,sepse rendohej buxheti,interesi publik.Por çfar ndodhi me pas?Sapo u zgjodh kryetar Bashkie, në
    Ujësjellës nisën largimet,ku u larguan 1 mijë punonjës,duke mbetur vetëm 845 persona.Nje bravo te madhe
    per Veliajn,qe vuri interesin publik mbi ate privat dhe partiak.Por,nuk kaloi shumë koh,pikerisht në vitin 2016,
    numri i punonjësve(militanteve) arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.Në vitin 2017, u
    shtuan edhe 475 punonjës(militante) të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet
    ku e gjeti Veliaj,para se të niste reformat e tij radikale.Mos harrojm,se Veliaj qe shpresa per Tiranen,ai qe
    premtoi se do te ndalte betonizimin,por e rriti 6 here me shume se paraardhesi i tij,mos harrojm,se Veliaj
    premtoi per territore te gjelberta,por betonizoi edhe parqet e vetme publike qe kishinm mbetur,mos
    harrojm,se Veliaj qe ve “interesin publik mbi interesin privat” ,paguan 25 veta nga buxheti i Bashkise per
    te rreklamuar mrekullite e tij,25 veta!!! Gazetarja Tota, u shkarkua nga puna, në muajin gusht të vitit
    2016, pasi po investigonte ngjarjen tragjike të humbjes së jetës, së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin
    e Sharrës. Gazetarja Tota pretendoi se vendimi për ndëprerjen emarrëdhënieve të saj të punës është
    marrë pas presioneve të ushtruara nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.Kryetari Bashkise nuk
    eshte Erion Veliaj,por Erion Makiaveli,nje burre kurve,njeriu qe nuk ka turp te genjeje sy per sy,njeriu
    qe ka edukuar mashtrimin dhe shkerdhatizmin tek brezi i ri.

  5. O popull lereni qeverrine te punoj. E di lali Eri te miren dhe te keqen e atdheut. JU SHIKONI PUNEN TUAJ DUKE QENE POPULL.

  6. Sa gjera behen ne emrin tend o popull. VETEM PER TE MIREN TENDE. Edhe stacioni i trenit per ty do behet, qe te mos ikesh me me furgon. Lopet dhe delet ti hypesh tek vagoni i mallrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu