• |
ide | kryesore

Lamtumirë Gordon Banks, njeriu i pritjes më të bukur në historinë e futbollit

Sport



Gordon Banks, ose më saktë pritja më e bukur në historinë e futbollit. Një miks intuite, force fizike e kurajo. E gjitha kjo në pak të qindat e sekondës, e certifikuar në gati 50 vjet distancë e në ditën më të trishtuar, atë në të cilën futbolli duhet ti japë lamtumirën e fundit këtij miti britanik. Banks u largua duke lënë pas imazhin e kësaj pritje të përjetshme. Ishte Botërori i 1970 në Meksikë, Anglia po përpiqej të mbronte titullin Botëror të fituar në shtëpi. Por ai Brazil ishte ndoshta skuadra më e fortë e të gjitha kohërave e në fund fitoi 1-0 me golin e Jairzinho.

Banks nuk kishte faj, por pati meritën të kapte dicka që dukej e pamundur të kapej: një top i goditur me kokë nga Pelè e përplasur në tokë me forcë. E mgjithatë portieri anglez fluturoi për disa metra, duke arritur të godiste topin me grusht , duke e devijuar në kënd. 70 mijë tifozët në stadiumin e Guadalajara e kishin menduar gol, e mbi të gjithë e kishte menduar gol Pelè, që pasi u dëshpërua për pak sekonda shkoi ta përqafonte, duke i bërë komplimentat.

“Nuk mund ta besoja. Në atë momente urreva Banks më shumë se cdo futbollist tjetër në botë. Por kur më kaloi tërbimi, mu desh ta duartrokisja me gjithë zemër. Ishte pritja më e madhe që ksiha parë” e komentoi O Rey në atë kohë.

Ajo pritje nuk i mjaftoi Anglisë të fitonte Botërorin, por e futi Banks në histori për herë të dytë, pasi arriti kulmin e karrierës duke i dhënë Tre Luanëve titullin kampion bote. Për ta përkufizuar mitin e tij shërbejnë me shifrat e një karrierë të shkëlqyer: 73 prezenca me kombëtaren, më shumë se 500 ndeshje të luajtura në atë që sot quhet Premier League. Mund të bënte edhe më shumë, por fati e ndaloi kur u plagos rëndë në një aksident automobilistik dhe më pas pati një sëmundje në sy.

I lindur në Sheffield në 30 dhjetor 1937, Banks luajti numrin më të madh të ndeshjeve (293) me fanellën e Leicester, por në kohën e pritjes spektakolare ndaj Pelè ishte portieri i Stoke City. Përpara Leicester Banks pati një eksperiencë me Chesterfield, ndërsa në fund të karrierës luajti në Amerikë për Fort Lauderdale Strikers. Nëse me Kombëtaren fitoi një titull botëror e një vend të tretë në Europianin e 1968 në Itali, me klube nuk është se ka shkëlqyer: dy Kupa të Ligës me Leicester e Stoke City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *