• |
ide | kryesore

Grida Duma: Protesta do të jetë e fortë dhe e qartë, kërkojmë qeveri tranzitore pa Edi Ramën

Lajme, Të fundit



E ftuar në “Opinion”, në News 24 deputetja e PD-së Grida Duma ka komentuar ngjarjet e fundit të ngacmimeve seksuale në Kavajë dhe në Malësinë e Madhe. “Mekanizimi që i shpëton këto ngjarje është shembulli i ndëshkimit dhe avancimi i gruas në Shqipëri”, është shprehur Duma.

“Shqipëria është vendi numër një në Evropë që ka dhunën në familje më të lartë. Ne heshtëm, por qeveria shkon dhe nxjerr familjen e vajzes në Kavajë. Në këtë sens politika nuk e ka mbajtur veten të mos përfitojë nga kjo. Nuk po krijojmë dot institucione që të japin modelin e frikës të paktën. Mekanizimi që i shpëton këto ngjarje është shembulli i ndëshkimi dhe avancimi i gruas në Shqipëri. Kanuni në Shqipëri është keqpërdorur. Unë jam në kontakt me avokatë të familjes në Kavajë dhe më thotë që dhunuesit i bën bashkë fakti se ose kanë pushtet politik ose kanë para. Dhuna në familje vjen dhe si pasojë e mosfunksionimit të institucioneve. Duhet të hapen negociatat, pasi vendi ka nevojë për monitorim. Jemi në situata që duhet veprim dhe jo analizë”- tha Duma.

Sa i takon protestës së 16 shkurtit të organizuar nga opozita, Duma tha se PD mban përgjegjësi gjithmonë për protestat e veta. Ajo u shpreh e bindur për pjesëmarrjen masive në protestë. Sipas saj, ajo që kërkon opozita është krijimi i një qeverie tranzitore pa Edi Ramën.

“Sa do të zgjasë protesta pritet të merret vendimi dhe do bëhet me dije. Mendoj se hermetizimi është një strategji normale. Unë jam e bindur që do kemi një pjesëmarrje të merituar për atë që presin shqiptarët nga opozita. PD ka marrë gjithmonë përgjegjësinë për protestat e veta dhe mban përgjegjësi për atë që do të ndodhë. A duhet të jetë protestë e qetë? Duhet të jetë një protestë e fortë dhe e qartë. Pra një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Nëse Rama nuk largohet nuk është opsion. Ne dimë fuqinë e vetes dhe përgjegjësinë. Shoqëria shqiptare gëlon nga pakënaqësia. Nuk kërkojmë qeveri të re me mjete kriminale”- tha Duma.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *