• |
ide | kryesore

Dy Grida për inceneratorët, cilës t’i besojmë, asaj të PD apo asaj të Topit (video)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
grida incenerator



Mbrëmë në Top Story prezantuesja e këtij emisioni, Grida Duma kishte zgjedhur të trajtonte tejet përzemërsisht temën e nxehtë të megaskandalit të inceneratorëve. Që në titullin e emisionit fjalët “tymi” dhe “sajesat” ishin përzgjedhur me shumë kujdes për të amortizuar perceptimin publik që ekziston për këtë nismë që deri më tani ka shpënë një ministër dhe një deputet socialist në burg. Edhe në prezantimin e Dumës u njoftua se theksi do të vihej jo tek ato që deri më tani kanë thënë politikanët, por tek aspekti teknik i çështjes. Perlat vazhduan edhe gjatë emisionit ku u la përshtypja se kishim të bënim me tre vepra që vazhdonin punën duke i shërbyer komunitetit.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës 

Kulmi mbërriti kur administratori i inceneratorit të Tiranës, Vermeulen deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me pronarët realë Klodian Mërtirin dhe Klodian Zoton (shiko videon këtu). I gjithë emisioni i Grida Dumës ishte një mbrojtje e hapur për këtë mega skandal. Mjafton të shohësh faqen online të Top Channel për të vëzhguar që edhe atyre që gjasme ishin ftuar si zëra kritikë, iu vihen në gojë tituj si “Inceneratorët abuzim i supozuar”, apo “Çoni njerëzit në shtëpi se latë nam”,Manjani: Thirje SPAK, lironi të akuzuarit e Inceneratorëve”.

SPAK fsheh gjurmët për dy të superkërkuarit e inceneratorëve Zoto dhe Gugallja 

Deri këtu nuk ka ndonjë çudi të madhe. Tashmë dihet se Top Channel është ekrani i incenetarorëve dhe në publik janë bërë të njohura transaksionet e bizneseve të pronarëve të kësaj media me bosat e djegësve. Por habia është se kësaj të hëne kjo detyrë iu la një personazhi si Grida Duma që ka ndryshuar lëkurë për t’u bërë nga politikane opozitare në moderatore pro qeveritare.

Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn 

Lapsi.al nuk është lodhur shumë për të gjetur deklaratat e znj Duma gjatë kohës kur bënte një profesion tjetër. Ajo akuzonte dhënien e 75 milionë eurove për “të ashtuquajturit inceneratorë që pothuajse nuk ekzistojnë”. Ajo denonconte paratë e dhëna për 5 njerëz që në emisionin e tanishëm dalin se nuk dihet cilët janë. Ajo fliste për vjedhje dhe për paratë e shpëna në parajsa fiskale që mos i nënshtrohen as tatimeve.  

Kanë kaluar dy vite nga videoja e mësipërme dhe asgjë nga ky fjalor i Gridës së PD-së nuk u pa në gojën e Dumës së Topit. Dhe ky hendek i madh jo vetëm diskrediton një nga ekranet më të madha në vend, jo vetëm e zhvesh nga çdo lloj besueshmërie prezantuesen e emisionit kryesor politik, por mbi të gjitha nuk i shërben aspak, atyre që prezumohet të ndihmonte.

©Lapsi.al



34 Comments

  1. Grida eshte nje baxhelle e re ne tregun shqipetar.

    Ndoqi eurot dhe lepin si gjithnje kush i jep me shume, ne kete rast Topin qe duket se po i vjen rrotull.

    1. Pyetje kot, patjeter asaj te Topit ti besojme ! kur ishte te PD benete politike te kapte lek, tani po punon per lek prape

    2. Kush e gjuajti me cifte top mutin
      Ay do nje kundra tank te shkallmehet nga themelet
      Dhe jo vetem po gjithe shpura e lapaqenevet qe vdiqen shqiperine
      E lane me gelbaza ymer mut nano vangjul dhe ndrecfranpalfrrokleshi

    3. E then shkurt ne cdo kuptim zhvillimi teknologjike pa pershtatje dhe pa nevoj eshte si prerja kartmonellave jashta mase dhe perfundimi eshte kriz shkatrrim

  2. e pse duhet ne te vojme PD kur te gjith ata te PD flasin ndryshe nen logon e PD e ndryshe kur he1qin logon e PD.
    “Dhe ky hendek i madh jo vetëm diskredidton Partine opozitare ne vend, jo vetëm e zhvesh nga çdo lloj besueshmërie deputetet e partise kryesore opozitare, por mbi të gjitha nuk i shërben aspak, atyre që prezumohet të ndihmonte.”

  3. “Diskrediton ekranin me te madh….”?????
    Po “Ekrani” ka vite qe eshte diskredituar o Bushat!!!

    1. O Namut, lere Gridën, po ai Ylli Manjani, që ka qenë i ashpër kundër PS për inceneratorët, për çudi doli dhe i mbrojti.
      Kjo e hutoi Gridën dhe të ftuarit më studio.
      Ylli tha që me djegësit ka zero korrupsion,
      Çfarë i thua ti Namut kësaj?

  4. Qenka merzit Shkullaku, nuk ka faj Sandrin e ka padron Ahmetin e ka shok per koke. O Shkullak mos u merr me TV e tjera e me koleget se nuk i dihet si vjen zari ndonje dite, i hapen dhe Sandrit letrat e pastaj e ka radhen Grida me TCH tju bombardoje juve. Lerini pak vend vetes o Shkullak se bota me rrota Shkullak.

  5. Sigurisht atë të Topit pa tjetër.Ajo s’ka qenë asnjë moment demokrate po një oportuniste.Tani i shërben Ramës.

  6. Grida eshte shkeputur nga influenca e energjise negative Berishiste.

    Ajo tashme ka perqafuar nje vizion me optimist dhe me pozitivist per vendin.

    1. o k….vizion optimist pozitivist ke qun ti? Edhe Hitleri e Duçja ashtu e kishin po thjesht perfundoj katastrof; vizioni i rames me incenerator: vjedh lek qe te hajn populli plehra ….Aq i pambrojtshem est rama sa paguan kontingjentin per psikiatrik per te zhurmuar neper komente…Drita e diellit nukmund te fshihet

    2. Ueeeeeeeeeeeeeee, po ku je a te qivja udhen, e tashme edhe Llagapin. E paske nderruar eeee… Desh harrova mami mire ka qene …

  7. Jorgo ka të drejtë dhe nuk do të habitesha që Griden ta shihja si nënkryetare të Veliajt në vend të Maznikut…
    Madje kur Veliaj te marrë PS-në edhe Grida do dalë si Spiropali.

    Cirku i “kuadrove” të Sorosit vazhdon…

  8. “Por habia është se kësaj të hënë kjo detyrë iu la një personazhi si grida Duma që ka ndryshuar lëkurë për tu bërë nga politikane opozitare në moderatore pro qeveritare.”

    S’ka gjë për t’u habitur këtu. Kjo bukuroshe asnjëherë s’ka qenë opozitare, por e shitur. Kur thonim këtu se këta janë tradhtarë, shum pak na besuan, ja ku e nxorrën kokën vemjet tani.

    (Metamorfoza e trishtë e negative e PD ka qenë diçka që pritej. Shenjat u dukën që në fillim të viteve 1990. Kush e pa këtë u largua me lezet e pa zhurmë, më pas tradhtaret zunë vendin. Uzurpimi mori ca kohë, por ishte i plotë. Dhe ja ku jemi sot!).

  9. TOP GJIRIZI eshte si ZERI I POPULLIT I vitit ’67.,Edhe XHAFER Deva te shkoj ne Top Gjiriz aty behet gramoz ruc e Jo me gjrida paska rezistencen per ti balle tundimit te gjirizimit. Marrja I mlofte.

  10. Topi te shkoje te paguaj 8 milion kredite qe ka marre ne banka, pastaj nja 6 milion me fajde, pastaj te na bej pordhe me Griden qe e paguan 5.000 euro me muaj.

    Sa larg te ndjerit Dritan.

    1. O Tirona qe sdihet nga ke ardhur ne kryeqyet, pse si i kishte financat i dhjeri Dritan qe paguante 1 euro per qerane e Piramides.?

  11. Ky artikull do ti shkonte shume pershtat edhe ben blushit per te cilin lapsi si i baraslarguar qe eshte nuk reagoi, te pakten un nuk e kam lexuar

  12. Berisha është në një pozitë që ndërkombëtarët nuk e honepsin fare, e kanë damkosur dhe ai e di që nuk vjen dot në pushtet vetëm me vullnetin e popullit. Duke llogaritur që as Haxhi Qamili nuk fitoi gjë sepse mjaftoi Esat Pasha që ta varte në mes të qytetit. Unë i uroj jetë të gjatë Berishës, nuk bëj krahasime.Nje kar i salihut me llagap Gimi tani sulmon Griden kur dikur i lepinte kembet te kafja e pd ne oborr

    1. Ke shembullin e Kurtit qe nuk e donin amerikanet por sot Grenell rri klubeve kurse Kurti eshte KM

      Keshtu do perfundojne edhe Kim e ndonje nga DASH

    2. Po pse Mondi i bilbilit në gojë a duhet lënë një zonjë e nderuar e politikës jashtë garës, kur ajo dëshiron të provojë veten e mbi të gjitha programin e saj për kryeqytetin?

      Po Marko Dajtin e komunistëve, ku e çon partia e konservatorëve? Apo shokët e dosjeve të Sigurimit i duam, se ata na e kanë futur bilbilin në gojë që në kohën e shokut Enver?

  13. O ju konviktoristet e Foltores!

    A po ju shijo bari?!

    😅😅😅🤣🤣🤪🤪🤪

    O kokrra katnaresh! O te mbarum!

  14. Grida eshte ne borderone e paguar me parate e Inceneratoreve sepse Top-Kanali me parate e vjedhura tek Inceneratoret e mba ate armate rrogtaresh qe ka, bashke me Griden brenda. ..dhe dihet qe qeni leh aty ku ha.

  15. “Teknologjia nuk përmban kurrfarë morali. Ajo shton mënyrat tona të të menduarit dhe bërjes së gjërave, por njerëzit e këqij e përdorin teknologjinë për qëllime të këqija, ndërsa njerëzit e mirë e përdorin atë për qëllime të mira”.Cecenet shpellkaret te salihu shajne griden pse eshte te topch,po te ishte tek syri i Qimit ketu do i puthnin kepucet do i hanin mutin sepse te syri ojo do ishte nje grua si Sonila psh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *