Ndonëse Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, dy të supërkërkuarit janë shpallur si të ars]rstuar, kjo prokurori nuk ia ka derguar emrat e tyre interpolit për të bërë gjurmimin ndërkombëatë të tyre. Këtë fakt e ka zbuluar gazetarja e MCN, Anduena Llabani e cila në përfundim të afatit 30 ditor të kërkimit nga policia ka kontrolluar faqen online të interpolit.
“Ata nuk janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol konfirmoi për MCN se pronarët e incineratorit të Elbasanit nuk figurojnë në listë, ndonëse është përmbushur afati 30 ditësh i kërkimit të tyre brenda vendit”, konfirmoi gazetarja në një kronikë për këtë televizion.
Për ta plotësuar historinë MCN ka pyetur edhe SPAK, se ç’po ndodh me prangosjen e dy personazheve që dinë shumë lidhur me aferën 430 milionë euroshe që implikon sferat më të larta të qeverisë.
Përgjigjja e Prokurorisë së Posaçme ka qenë edhe më absurde se tentativa e saj për të fshehur gjurmët e të superkërkuarve. “Nuk japim asnjë informacion për çështje që janë në hetim”. Se ç’farë pune i prish hetimit shpallja e kërkimit ndërkombëtar me anë të Interpoliti, kur dy të shpallur në arrest nuk janë gjetur nga policia në Shqipëri, kjo është e vështirë të kuptohet.
Por ama kjo lojë me dy fytyra përforcon edhe më shumë dyshim, se ashtu si për gjithçka tjetër, SPAK po luan politikisht me këtë patate të nxehtë. Shumëkujt në vendimmarrje nuk do i leverdiste që Zoto dhe Gugallja të ndaloheshin dhe aq më tepër të fillonin të flisnin.
©Lapsi.al
KETE KLODIAN ZOTON PO E MBANE NE SHTEPI YMER GELBAZA KELLIRA
pse duhet te fshehi SPAK gjurmet e ketyre te dyve o rrota kari te Lapsit?
se dune me te qi mamin ty o fiskurve
Ja pra se si po funksionon reforma e fameshme ne drejtesi,e zonjes Kim.Te mos dale me ne “resme”neper media dhe TV,se do felliqe me shume vehten,per brockullat me sukseset e drejtesise alla amerikane….turp,e kaluar turpeve……
Spak eshte zgjatim i bandave te rilindjes asgje me shume
Me siguri qe fshihen tek Delijorgji.
Heronjte e kalamajve koreane….