• |
ide | kryesore

Queen Enca rrëzohet nga ‘froni’, followers fake arsyeja

Paparazzi, Slider



Në nëntor të vitit të kaluar, rrjeti social Instagram me anë të një njoftimi zyrtar publik paralajmëroi se po ndërmerrte një numër masash në mënyrë që të kufizohen llogaritë e rreme.
Tek këto të fundit sipas njoftimit në fjalë përfshiheshin edhe llogaritë që lidhen me aplikacione të ndryshme që shërbejnë për të rritur numrin e ndjekësve dhe pëlqimeve.
Ndërkohë mësohet se ditën e djeshme Instagram-i u ka dërguar një mesazh përfundimtar të gjithë llogarive të dyshuara si të rreme dhe rezultati u pa sot!
Pas verifikimit që ka bërë, rrjeti social ka eliminuar me mijëra llogari.
Shumë përdorues kanë humbur një numër të konsiderueshëm ndjekësish dhe për shkak të kësaj i kanë shkruar mbrapsht Instagram-it.
Shembulli i gjallë në gjithë këtë histori është këngëtarja e njohur shqiptare, Enca.
Dje me mjaft entuziazëm ajo lajmëroi se është artistja e parë shqiptare me 2 milion ndjekës, ndërsa sot, në llogarinë e saj numërohen 1.9 milion ndjekës.
Marrë shkas nga e gjitha kjo më sipër, mund të themi se politikat e reja të Instagram-it po bëjnë namin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *