• |
ide | kryesore

Taulant Balla: Paloka duhet të shkarkohet si nënkryetar i Kuvendit

Lajme, Të fundit



Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se do të depozitojë kërkesë për shkarkimin e Edi Palokës si nënkryetar i Kuvendit, pas veprimeve të tij në seancën e ditës së sotme.

“PD kryen atë akt të turpshëm në sy të Talat Xhaferit. Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarisë. Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet  për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Garda të bëjë hetimet e veta për turpin që bëri nënkryetari i Kuvendit. Ne do të depozitojmë kërkesën për shkarkimin e Palokës si nënkryetar i Kuvendit”- tha Balla.

 



6 Comments

  1. Perqeshja e Rames ndaj Palokes eshte me e rende se boja ujese ore fshatar koke qoshe. Sado boje te hidhet mbi ju aq me te dale boje dukeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *