• |
ide | kryesore

Frika e madhe e Coman rezulton të jetë e vërtetë: francezi dëmtohet përsëri në kavilje

Sport



Bayern Mynih ka vuajtur të premten në mbrëmje kundër Augsburg, por në fund arriti të imponohet 3-2. Një mbrëmje që është dukur perfekte për Kingsley Coman, autor i dy golave dhe një asist, por që mund ti afrojë makthin më të madh francezit, në karrierën e tij të shkurtër.

“Nëse dëmtohem edhe një herë në kaviljen e majtë atëherë ndoshta fiziku im nuk mund të përballojë futboll të këtij niveli” tha para pak javësh sulmuesi anësor, që pësoi dy dëmtime të njëjpasnjëshme të njëjta, duke e bërë të mendonte deri mbylljen e karrierës.

E pikërisht kur u duk se më e keqja kaloi, ish-futbollisti i Juventus, në fund të ndeshjes, pas një përplasje me mbrojtësin e Augsburg, përfundoi përtokë duke prekur dhimbshëm edhe një herë kaviljen e majtë, që vitin e kaluar e detyroi të mos merrte pjesë në Botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *