• |
ide | kryesore

Goditje e fortë për teknikun Sylvinho: Ardian Ismajli humbet ndeshjet me Kilin e Suedinë

Sport
Ismajli



Lajm i keq për Empolin, por edhe kombëtaren e Shqipërisë dhe teknikun Sylvinho. Kontrollet kanë evidentuar dëmimin në kofshë të mbrojtësit Ardian Ismajli, të pësuar në ndeshjen Milan-Empoli, duke zyrtarizuar edhe kohët e rikuperimit për lojtarin kuqezi.

Ky është shënimi i publikuar nga klubi toskan: “Klubi i Futbollit Empoli njofton se testet instrumentale të cilave iu nënshtrua lojtari Ardian Ismajli, i cili doli para kohe në ndeshjen e fundit kundër Milan, kanë nxjerrë në pah një dëmtim të shkallës së ulët të bicepsit femoral në kofshën e majtë”. Kështu, Ismajli do të mungojë në ndeshjen e radhës të kampionatit dhe do të rikthehet në fushë pas pauzës së kombëtareve. Mbrojtësi do të përpiqet të jetë në fushë kundër Inter, kur kampionati të rifillojë të shtunën më 1 prill.

Lexo më tejZyrtarizohet sfida me dy herë fituesit e Kupës së Amerikës: ja data dhe vendi i miqësores

Sidoqoftë, koha jashtë fushës është e mjaftueshme që Ismajli të humbasë dy miqësoret e fundit të marsit të kombëtares. Në 22 mars kuqezinjtë do të luajnë në Parma kundër Kilit, ndërsa tre ditë më pas, më 25 mars, në Stokholm kundër Suedisë. Një goditje e fortë për Sylvinho, që sidoqoftë mund t’i japë një shans Marash Kumbullës, që ka nisur të marrë minuta me Sassuolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *