• |
ide | kryesore

Zyrtarizohet sfida me dy herë fituesit e Kupës së Amerikës: ja data dhe vendi i miqësores

F1, Sport
Kupës së Amerikës



Në fillim Suedia e tani Kili, vetëm se ndryshe nga zyrtarizimi, sfidat do të jenë më parë me amerikano-jugorët e pastaj me nordikët. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar tashmë edhe miqësoren e dytë të muajit mars dhe do të jetë kundër dy herë fituesve të Kupës së Amerikës. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Alberto Gareca do të jetë kundërshtari i kuqezinjve në miqësoren e 22 marsit. Vetëm tre ditë më pas të besuarit e teknikut Sylvinho do të luajnë në Stokholm kundër Suedisë, në miqësoren e dytë të muajit.

Tekniku brazilian, në fakt, preferonte të kishte një kundërshtar europian, në testet përpara Gjermani 2024, por Kili ishte një ekip që do të përfaqësojë një përplasje vërtetë shumë interesante. Data 22 mars ishte e lirë dhe e përshtatshme për të dy ekipet. Mungesa e akordit ishte për vendin ku do të luhej ndeshja. Federata e Kilit, që duke qenë se ka të programuar edhe një miqësore me Francën do të grumbullohet në Itali dhe preferonte ta luante ndeshjen aty. Në këtë pikë, FSHF i shkoi ndesh kërkesës së kilianëve, duke zgjedhur stadiumin e Parmës Tardini si impiantin ku do të luhet ndeshja, duke filluar në orën 20.45.

Nuk është më kombëtarja e kohëve të arta të Alexis Sanchez, Arturo Vidal e Gery Medel, madje nuk i kanë nisur mirë kualifikueset për në Botërorin 2026, duke u renditur të shtatët pas Paraguajit vetëm me diferencën golash, por kjo nuk i heq Kilit statusin e një skuadre të fortë, fizike e teknike, që ka ditur në histori të ndërtohet si një nga kombëtaret më të forta amerikanolatine. 9 prezenca në finalet e Kupës së Botës me një vend të tretë në 1962, si pozicionimi më i mirë, por Kili krenohet me dy trofe radhazi të Kupës së Amerikës në 2015 e 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *