• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Barcelonës mbërrin tek detajet: mesfushori i PSG është tashmë i katalanasve

Sport



Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe Barcelona mezi priste rastin t’ia bënte të paguante Paris Saint Germain rrëmbimin e Neymar dy vjet më parë. E duket se qëllimi po arrihet me firmën në kontratë me Adrien Rabiot. 23 vjecari, do të trasferohet tek Barcellona në fund të sezonit, sipas asaj që bën të ditur Le Parisien.

Mesfushori francez, që tashmë është i vetëm në shtëpi tek Psg, pasi refuzoi të rinovonte kontratën në skadencë në qershor, sipas gazetës, ka arritur akordin me klubin katalanas, mbi kohëzgjatjen e marrëdhënies, mbi pagesën e tek bonuset që do të përfitojë. Rabiot nuk ka firmosur ende asnjë parakontratë, por ky është vetëm një detaj.

Rabiot duhet të zëvendësojë kështu Ivan Rakitic, që duket lojtar në ikje, në qendrën e majtë të mesfushës. Vetëm se gjërat mund të ndryshojnë në rastin e kroatit, nga momenti që tekniku Ernesto Valverde, që e vlerëson shumë, mund të rinovojë kontratën me Barcelonën e rrjedhimisht ta mbajë Rakitic në Camp Nou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *