• |
ide | kryesore

Kryemadhi-Ramës: Nuk ke parë gjë akoma, mësime të tjera të presin

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket tepër euforike për rezultatin e protestës së sotme. Ajo është shprehur pas protestës se shqiptarët i treguan kryeministrit sot se ai ka ikur.

“Sot ishte vetëm fillimi i atij reagimi qytetar na bën të ndjehemi krenarë për atdhedashurinë që shqiptarët kanë për vendin e tyre. Sot më shumë burra dhe gra se asnjëherë tjetër ishte protesta që e rrëzoi Edi Ramën për ti thënë që ai nuk është më kryeministër i shqiptarëve. Kërkonte të bënte antimitingun nga Vlora, por shqiptarët ia dhanë përgjigjen nga ai bulevard. Shqiptarët i treguan: Ti ke ikur zotëri, ke ikur si një frikacak”,- tha ajo.

Më tej, liderja e LSI-së vijoi të paralajmërojë kryeministrin se nuk ka parë ende gjë akoma. Të tjera akte kundërshtimi priten prej opozitës.

“Sot i treguan se mund të përdorë çdo lloj arme, por nuk i tut dot shqiptarët. Mësime të tjera e presin. Nuk ka parë gjë akoma. Jo gaz lotsjellës, jo plumba plastikë po sikur gjithë arsenalit e e ish-BSH të përdorë ai nuk e mund dot popullin e tij. Ditë më të tmerrshme, më me makth do ketë për Edi Ramën”,- vijoi Kryemadhi.



4 Comments

  1. Shqetesimi yt dhe i familjes tende eshte i qarte; legjitimi i pasurise se pa justifikuar qe keni bere ne nje kohe per punet dhe aktivitetet qe keni pasur, ku pa dyshim blloku ne dore i Ilirit ka rolin kryesor.
    Yt shoq nga nje fshatar i Cepanit, dhe ti nje kombinatse brekgrisur, rezultoni me disa vila dhe pasuri ne kuptimin e vertete te fjales maramendse.
    Kjo proteste qe keni ndermare eshte me shume se nje aventure. Ajo eshte agonia juaj per mbijetese e cila do te kete edhe koston e saj.
    Historia perseritet ne spiralet e saja.
    Nexhmija sot dergjet ne nje apartament ne kushtet me minimale te jeteses me dinjitetin e humbur, dhe mos te duket cudi qe edhe ju do te keni te njejtin fat por me nje ndryshim te vogel.
    Do te humbni vetem pasurine mbasi nuk keni pasur kurre dinjitet per te humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *