• |
ide | kryesore

Altin Dumani reagime të shkurtra për Berishën, Metën dhe Kryemadhin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kandidat për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani



Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani duke komentuar vendimin e SPAK, për Sali Berishën, thekson se vendimet e prokurorisë janë konfirmuar në të dyja shkallët e gjyqësorit.

Në përgjigje të pyetjes nëse ka pasur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për “Detyrim Paraqitje” për kryetarin e PD Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti, Dumani komentoi veprimet që ka kryer SPAK.

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”.

Sa i përket sekuestrimit telefonave ndaj Monika Kryemadhit apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi informal me gazetarët.



10 Comments

  1. Portali i familjes Berisha sulmon “Reuters”: O zaroshë të Edi Ramës, merrni shembull nga ne si bëhen lajmet,po rreshqet si serbi salih dhe serbi vucic te dy kane te perbashket milloshevicin,salihu e ka takuar ne oher milloshevicin,vucic i ka sherbyer me vite,salihu iku per lesh,vucic drejt ikjes.

  2. Janë konfirmuar në një proçes ku nuk zbatohet proçesi i drejtë dhe nuk merren në konsideratë as një ankim i avokatëve për çështje vërtet skandaloze. Po ça do thotë biri i një familjeje enveriste. Do zbatojë urdhërat e partisë dhe kumandarit Rama siç bënin dikur dhe familjarët e ti ne diktaturën Enveriste!!!

  3. Domani apo Dushmani,njesoj eshte.Drejtesi nuk Ka e as nuk do te kete. Ti nuk Ke gje ne dore. Urdheron Juri vendos,vendos Rama ,firmos ti dhe vulen e ve sekretarja. Drejtesia americano shqiptare.

  4. edhe nje fshatar me i lodhur se ky dumani e kupton ligjin e kushtetuten ku thote se deputetit i hiqet imuniteti nga parlamenti pastaj merret ne hetim ky ka frige te thote troc se keshtu me kane urdheruar amerikanet por bene te marrin sikur une nuk di, po ik pirdhu po pate bythe beje punen po sapte ik ha grosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *