• |
ide | kryesore

Arrestohen 4 persona me armë dhe drogë në makinë

Lajme, Të fundit



Bien në pranga prej Policisë së Shtetit gjatë orëve të fundit 4 persona. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, për posedim lëndësh narkotike dhe aktivitetin e paligjshëm të lojërave të Fatit. Siç bën me dije vetë policia, përveç të arrestuarve, të paktën 4 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa një pjesë e madhe e denoncimeve janë  bërë nga vetë qytetarët. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 22 vjeçar nga Puka, i cili lëvizte në makinën e tij me armë zjarri kallshnikov.

Në Librazhd policia ka arrestuar një 49 vjeçar, të cilit i janë sekuestruar edhe 14 fishekë si dhe 7 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Në qytetin e Vlorës mësohet të jetë arrestuar edhe 36-vjeçari me iniciale S.D, të cilit i është sekuestruar edhe lëndë e dyshuar kanabis.  Në qytetin e Lezhës policia ka arritur të arrestojë 50 vjeçarin me iniciale R.G, të cilit i janë gjendur në banesë 1.5 kg lëndë narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *