• |
ide | kryesore

Thirrje për goditje me armë ndaj policisë, shoqërohet protestuesi tek Astiri

Lajme, Të fundit



Policia shoqëroi në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek zona e Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Personi i shoqëruar është Lutfi Kastratin, pasi ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë.

Në mbështetje të banorit të zonës së Asirit para komisariatit numër 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.

Kujtojmë se banorët e zonës së Asitrit po protestojnë për më shumë se 3 muaj duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.

Aktualisht punimet në lotin e parë të Unazës janë pezulluar pas zbulimit të megaskandalit, ku kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin e ndërtimit.



2 Comments

  1. pd nuk vjen ne pushtet pa u ndare nga keta.NUk afrohet njeri kur ke keto tone e aq me shume nga zaptues te tokes publike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *