• |
ide | kryesore

Një këngëtar britanik denoncohet në polici, ngacmoi një mashkull seksualisht

Paparazzi, Slider



Një këngëtar i njohur britanik është denoncuar në polici, pasi dyshohet se ka përkëdhelur një mashkull në tualetin e hotelit, 9 vite më parë. Akuzuesi madje ka planifikuar që ta padisë milionerin.

Ylli i popit është akuzuar se ka prekur organin gjenital të 26-vjeçarit (në atë kohë vetë 17 vjeç) në një hotel në 2009-n, pasi ai hapi pantallonat kur shkoi në tualet.

Denoncuesi, i cili e takoi këngëtarin përmes një miku të përbashkët, i shtyrë nga incidenti që ndodhi në atë kohë i kërkoi policisë të hetojë, me arsyen se pësoi traumë psikologjike.

Policia ka nisur hetimet për rastin që erdhi më 5 tetor 2018:

“Një person na kontaktoi për të pohuar se ai u sulmua seksualisht nga një person tjetër, në shkurt të 2009-s në hotelin Mandarin Oriental. Zyrtarët po hetojnë. Nuk ka pasur asnjë arrestim”.

Këngëtari ka mohuar akuzat, ndërsa nuk bëhet publik emri i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *