• |
ide | kryesore

Zbulohet e vërteta e lidhjes e Elvana Gjatës me Ervin Matën

Paparazzi, Slider

Mungesa e unazës së fejesës në koncertin e Pavarësisë së Kosovës bëri që të gjithë të gjithë të vinin në dyshim marrëdhënien e këngëtares Elvana Gjata me të fejuarin Ervin Mata, pas vrasjes në ish-Bllok ku ky i fundit mbeti i përfshirë.

Këngëtarja u rikthye fuqishëm pas një shkëputjeje të gjatë nga skena dhe rrjetet sociale dhe të gjithë i kishin sytë te unaza, mungesa e të cilës u komentua gjatë në mediat rozë.

Por pavarësisht dyshimeve, këngëtarja vijon të jetë e fejuar me Ervinin dhe kjo duket qartë në një foto të publikuar nga “INtv” që është shkrepur disa ditë më parë gjatë provave të koncertit.

Në foton ku Elvana shihet e ulur përtokë me mikrofon në dorë, shfaqet unaza me gurin e madh që shkëlqen.

Gjithashtu, burime për “Iconstyle.al” kanë konfirmuar se Elvana vijon të jetë e fejuar me Ervinin dhe se mungesa e unazës gjatë koncertit për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, nuk do të thotë asgjë për prishjen e raportit mes tyre.

Historia e dashurisë mes Elvanës dhe Ervinit vijon, edhe pas vështirësive që u krijuan pas shpalljes së tij në kërkim për të dhënë dëshminë mbi vrasjen në ish-Bllok ku mbeti i vrarë një person.

Epo në fund të fundit dashuria triumfon!

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu