• |
ide | kryesore

Zemra bllokon Khedira: gjermani rrezikon një ndalesë të gjatë

Sport



Në kampin e Juventus shqetësimi është rritur në lidhje me gjendjen shëndetësore të Sami Khedira. Mesfushori gjerman është ndalur dy ditë përpara ndeshjes së parë për 1/8 e finales së Champions League kundër Atletico Madrid për shkak të një aritmie atriale, duke u detyruar të mos niset me skuadrën për në transfertën e Wanda Metropolitano.

Gjermani ka ndjerë rrahje të parregullta të zemrës dhe kontrollet kanë konfirmuar këtë aritmi. Problemi duket të jetë shumë i ngjashëm me atë të Stephan Lichtsteiner, mes shtatorit e nëntorit të 2015. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, nëse ekzaminimet elektrofiziologjike do të vërtetojnë hipotezat e para, Sami Khedira mund të qendrojë larg fushave për rreth 30-40 ditë. Duhet kuptuar nëse për gjermanin, ashtu si ndodhi për Lichtsteiner, do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjike: mbrojtësi zviceran pas operacionit u kthye në fushë, pas rreth 1 muaj e gjysëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *